Grusht shtet në Sudan, është rrëzuar presidenti

Burime të ushtrisë sudaneze kanë bërë të ditur se presidenti i vendit, Omar al-Bashir, është tërhequr nga posti pas thirrjeve të vazhdueshme për dorëheqjen e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se Bashir aktualisht është nën arrest shtëpiak, ndërsa truprojat e tij janë arrestuar.

Ushtria sudaneze: Omar al-Bashir tërhiqet nga posti i presidentit

Ndërkohë, inteligjenca ushtarake sudaneze ka arrestuar mbi 100 drejtues të Partisë Kombëtare të Kongresit në pushtet.

Midis të arrestuarve është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Abdel Rahim Mohammed Hussein, ish-nënpresidenti Ali Osman Taha dhe kreu i partisë në pushtet, Ahmed Haroun.

Trupa sudaneze po ashtu janë pozicionuar rreth ndërtesës së televizionit shtetëror dhe raportohet se disa ushtarë kanë hyrë brenda ndërtesës në qytetin e dytë më të madh të vendit, Omdurman.

Protesta në Sudan

Ushtria sudaneze pozicionon trupat rreth televizionit shtetëror, raportohet se disa ushtarë kanë hyre brenda ndërtesës. Sudanezët marshojnë drejt selisë ushtarake pas thirrjes së Shoqatës Profesionale Sudaneze (SPA) në Khartoum. Qindra protestues sudanezë të mërkurën organizuan një protestë jashtë selisë së ushtrisë në kryeqytet për ditën e pestë me radhë ku vazhduan thirrjet për presidentin Omar al-Bashir që të dorëhiqet. ( AA – Anadolu Agency )

Po ashtu raportohet se në Aeroportin Ndërkombëtar të Khartoumit janë pezulluar fluturimet, ndërkohë që lejohen vetëm uljet në aeroport.

Më herët, televizioni shtetëror i Sudanit njoftoi se së shpejti ushtria do të bëj një “njoftim të rëndësishëm”.

Gjatë ditës së djeshme, qindra protestues sudanezë qëndruan të ulur jashtë shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në kryeqytetin Khartoum për ditën e pestë me radhë, mes thirrjeve të vazhdueshme për dorëheqjen e presidentit Omar al-Bashir.

Sipas Komitetit Qendror të Mjekëve Sudanez, që nga e shtuna të paktën 22 persona janë vrarë në përplasjet midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë të cilat vazhdimisht janë përpjekur të shpërndajnë protestuesit e ulur para shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

Policia, nga ana e saj, tha se vetëm një protestues është vrarë.

Sudani është tronditur nga protestat që nga dhjetori i kaluar, me demonstruesit që kërkojnë largimin e presidentit të vendit, i cili ka udhëhequr Sudanin që nga viti 1989.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button