Blerim Reka në Bërvenicë: Ka ardhur koha për president shqiptar

Kandidati për president, Blerim Reka, mbrëmë e vazhdoi fushatën e tij në Bërvenicë ku ishte i shoqëruar edhe nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe nga lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njofton Portalb.mk.

Në tubim, Blerim Reka tha se koncepti për Republikën është universal për të gjithë qytetarët, për sundim të ligjit dhe drejtësi për të gjithë.

“Ka ardhur koha për president shqiptar, sepse edhe shqiptarët janë qytetarë të këtij shteti. Për t’u jetësuar koncepti i një republike për të gjithë, duhet ekzistuar barazi reale dhe jo vetëm formale për qytetarët e këtij vendi. Maqedonia si shoqëri multietnike nuk mund të funksionojë si shtet monoetnik. Prandaj me 21 prill vota juaj është votë për ndryshim, votë kundër korrupsionit dhe votë kundër padrejtësisë”, tha Reka.

Dje kandidati për president, Blerim Reka u takua me mjekët në qendrën klinike “Nënë Tereza”.

“Ndonëse mjekësia nuk është kompetencë e Presidentit, një nga prioritetet e fushatës sime është parandalimi i shtetit të zbrazët dhe ku të fillojë diskutimin në këtë temë pos me mjekët të cilët janë kategoria e qytetarëve që më së shumti braktisin vendin”, theksoi Reka.

Blerim Reka në takim me mjekët
Blerim Reka në takim me mjekët

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button