Merkel favorizon shtyrje më të gjatë të Brexit-it

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi sot se Bashkimi Evropian (BE) mund të sjell një vendim për një shtyrje më të gjatë të Brexit-it nga që kishte kërkuar kryeministrja e Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liderët e BE-së do të takohen pasditen e sotme në Bruksel në mënyrë që të shqyrtojnë kërkesën e kryeministres britanike Theresa May për shtyrje të Brexit-it deri më 30 qershor. Nëse nuk miratohet kjo kërkesë, Britania rrezikon të largohet nga Unioni të premten pa një marrëveshje.

Merkel u tha deputetëve gjermanë sot se një Brexit pa marrëveshje “nuk është në interesin tonë”.

“Mund të ndodhë një shtyrje më e gjatë nga ajo që kërkoi kryeministrja britanike, megjithatë ne do të formulojmë këtë shtyrje në atë mënyrë që Britania i jep ‘dritë jeshile’ marrëveshjes për dalje, do të mund ta bëjë këtë shumë shpejtë, me një fazë dyvjeçare të tranzicionit”, tha Merkel.

Ajo nuk precizoi se sa mund të jetë një shtyrje eventuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button