RMV, parashtresat e para për keqpërdorim të mjeteve shtetërore për fushatë

Komisionin për Parandalim të Korrupsopnit (Antikorrupsioni) ka arritur një parashtresë për keqpërdorim të veturës zyrtare në fushatë zgjedhore, njofton Portalb.mk.

Dhjetë ditë pas nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, në Antikorrupsion kanë arritur nëntë parashtresa nga VMRO-DPMNE-ja, të cilat kanë të vejnë për keqpërdorim të materialeve dhe hapësirave për zyrë për qëllime zgjedhore, mes tyre ka edhe parashtresa për shfrytëzim të mjeteve buxhetore për financim të partive politike.

Tetë nga parashtresat Antikorrupsioni i ka refuzuar.

Në regjistrin elektronik që Antikorrupsioni e hapi në ueb faqen e saj javën e kaluar, është paraqitur vetëm një rast për keqpërdorim të veturës zyrtare.

Keqpërdorim të mjeteve buxhetore për aktivitete të fushatës zgjedhore, u has edhe në raportin e parë të OSBE/ODIHR-it, i cili u përmend me fjalën “ndarje të shtetit nga partia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button