Qeveria do t’i publikojë dokumentet që i ka nënshkruar Zaev dhe Cipras

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski sot ka deklaruar se në ueb-faqen e Qeverisë do të publikohen dokumentet e nënshkruara gjatë vizitës së kryeministrit të Greqisë Aleksis Cipras, njofton Portalb.mk.

Opinioni do të mundet që të ketë qasje në versionin origjinal të Planit Aksionar, që e ka nënshkruar kryeministri Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, dokument i nënshkruar edhe në Marrëveshjen e Prespës, me strukturë të bashkëpunimit të ardhshëm në nëntë fusha në lidhje me zbatimin e marrëveshjes.

“Do të publikohet edhe memorandumi për bashkëpunim në BE, i nënshkruar nga zv/kryeministri Bujar Osmani dhe ministri alternativ për Punë të Jashtëm të Greqisë. Me atë dokument, konstatohen të gjithë bashkëpunimet në lidhje me shfrytëzimin e fondeve të BE-së, bisedimet hyrëse dhe “nou hao” që Greqia do të na mundësojë ne në kuadër të rrugës sonë drejt BE-së”, tha Boshnjakovski, duke informuar se do të publikohen edhe memorandumet për zhvillim të bashkëpunimit ekonomik, sipas shembullit të nënshkruarës me Gjermaninë, por edhe për bashkëpunimin mes ministrive të Transportit dhe Lidhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button