Real Madridi ka investuar 236 milionë euro në Gareth Balen

Që nga koha kur uellsiani u zhvendos në Santiago Bernabeu në vitin 2013, Real Madridi ka investuar gjithsej 236 milionë euro gjatë gjashtë viteve të tij në Spanjë.

Futbollisti u transferua në klubin spanjoll nga Tottenham Hotspur në vitin 2013 për një shumë prej 101 milionë eurosh, transmeton Telegrafi.

Aktualisht janë shtuar zërat se ky është viti i fundit i sulmuesi në ekipin e kryeqytetit spanjoll gjersa pritet të transferohet te Manchester United.

Paga e sulmuesit gjithashtu duhet të shtohet në ekuacionin e shpenzimeve për lojtarin që kap shifrat e 18 milionë eurove në tre vitet e para (sipas informacionit të The Guardian).

Pas ripërtëritjes së kontratës, e cila vlen deri në verën e vitit 2022, paga bruto e lojtarit shkoi në 27 milionë euro në sezon, i cili në total do të thotë se madrilenëve lojtari iu ka kushtuar 236 milionë euro.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka shënuar 102 gola për mbretërit që do të thotë se çdo gol i lojtarit kushton 2.3 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button