SHGM dhe KEMM apelojnë që mediat të kenë kujdes kur raportojnë për vetëvrasjet

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni, me rastin e raportimit të mediave në lidhje me rastet e vetëvrasjeve kërkojnë që gazetarët të respektojnë normat dhe standardet etike dhe të përmbahen nga raportimi senzacionalist.

“Gjithashtu, kujtojmë nenin 7 nga Kodi i Gazetarëve, sipas të cilit “gazetari do ta respektojë privatësinë e personit, përveç kur kjo bie ndesh me interesin publik. Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen e personit”. Njëkohësisht, kujtojmë se obligimi i mediave është i përshkruar edhe në nenin 8 të Kodit dhe sipas tij: ”mënyra e informimit në raste të fatkeqësive duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi”. Këto nene të Kodit shprehin qartë obligimin e gazetarëve të raportojnë për rastet me vetëvrasje vetëm nëse bëhet fjalë për interes më të gjerë publik, ose, në raste kur bëhet fjalë për persona publike, me qëllim që të informohet publiku në mënyrë objektive dhe të mos paraqiten spekulime të ndryshme. Por, edhe në këto raste gazetarët duhet të raportojnë në mënyrë të balancuar, me prova të sigurta nga burimet relevante dhe gjithmonë duke respektuar dhimbjen personale dhe të të afërmive”, thuhet në reagimine SHGM-së.

Përveç kësaj, siç thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë, duhet të kushtohet vëmendje të veçantë gjatë raportimit për rastet e vetëvrasjeve, duke pasur parasysh mundësinë e përsëritjes së një akti të tillë nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

“Nga ana tjetër, mediat luajnë rol të veçant në përpjekjen për t’i kuptuar faktorët që kanë kontribuuar për këtë problem, si dhe të edukojnë publikun, posaçërisht ato që përballohen me një rrezik të tillë të sjelljes me qëllim që të kërkojnë ndihmë përkatëse”, thonë nga SHGM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button