Reali do t’i shes dy yje për t’i bërë vend Paul Pogbës dhe N’Golo Kantes

Real Madrid do të shesë dy yje për t’i bërë vend Paul Pogbas dhe N’Golo Kantes.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës pasi që nuk është i kënaqur me hapësirën dhe ofertat që i krijon skuadra spanjolle, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku thotë drejtori kryesor i Okdiario Eduardo Inda teksa fliste për El Chiringuito.

“Kroos ka shumë mundësi që të largohet”, zbuloi fillimisht ai gjersa më pas zbuloi edhe emrat e lojtarëve që pritet t’i bashkohen kampionit evropian dhe botëror për klube.

“Nëse arrijnë Paul Pogba (Manchester United) dhe Kante (Chelsea), duhet t’iu krijohet vend në skuadër, ku parashikohet se njëri do të jetë Casemiro dhe tjetri, Toni Kroos”, tha ndër të tjerash Inda.

Kroos është subjekt i një oferte prej 60 milionë eurosh nga Manchester United, edhe pse Los Blancos e vlerësojnë 150 milionë sosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button