Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që të ndërtohen 14 pishina

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për realizimin e projektit për ndërtimin e 14 pishinave të notit në mbarë shtetin, njofton Portalb.mk.

Pas këtij vendimi, fillon procedura për lidhjen e marrëveshjeve për furnizimin publik disavjeçar për ndërtimin e 14 pishinave notuese.

“Mjetet për këtë qëllim në këtë vit janë ndarë, gjegjësisht 30 milionë denarë dhe të njëjtat janë në kuadër të Buxhetit të Agjencisë për të Rinj dhe Sport”, thonë nga Qeveria.

Plotësisht, thuhet në kumtesë, Qeveria e RMV-së, Agjencia për të Rinj dhe Sport është e obliguar që në 3 vitet e ardhshme t’i planifikojë edhe mjetet e nevojshme për realizimin e marrëveshjes në kërkesë buxhetore për vitin 2020, 2021 dhe 2022, ndërkaq komunave Shtip, Çair, Strumicë, Veles, Negotinë, Prilep, Manastir, Gostivar, Karposh, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Tetovë dhe Kërçovë, u rekomandon që të zgjedhin dhe propozojnë lokacion, për të cilën do të kërkojnë edhe sigurojnë miratim për ndërtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button