Reka: Do të angazhohem për sistem shtetëror të mirë për të gjithë

Kandidati presidencial, Blerim Reka sonte para banorëve të Tearcës potencoi se përmes programit që do ta prezentojë do të punojë për atë që të ketë sistem shtetëror i cili do të jetë i mirë për të gjithë. E potencoi mbështetjen që e merr prej të dyja partive për fitore, njofton Koha.

“Unë them republikë dhe jo shoqëri për të gjithë. Tani Maqedonia nuk është shtet për të gjithë. Si president dhe si komandant suprem do të angazhohem NATO si garantues i Marrëveshjes së Ohrit të ndihmojë në resocializimin e pjesëtarëve të UÇK-së, për të cilët në një bisedë këtu nëpër Tetovë e kuptova se nuk kanë kushte të mira për jetesë. Askush nuk mund t’i shtyjë shqiptarët të votojnë kundër vetes, kundër një shqiptari”, theksoi Reka në Tearcë.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela vlerëson se retorika e BDI-së për dallim prej tyre është politikisht jokorrekte.

“BDI ka arshina të dyfishta politike. Më herët ishte kundër Pendarovskit, ndërsa tani e konsiderojnë si kandidat konsensual. Ne jemi për konsensualitete të vërteta dhe shqiptarët i kanë të qarta këto gjëra. Kërkoj prej jush t’u sqaroni anëtarëve të BDI-së se ky opsion është më i miri”, tha Sela.

Besa me të gjitha resurset do të japë mbështetje që të zgjidhet për president një shqiptar, tha lideri i Besës, Bilall Kasami.

“Pendarovski thotë se është kandidat i LSDM-së ndërsa BDI vlerëson se është konsensual. Shqiptarët do ta pranojnë shqiptarin e vetëm për president. BDI thonë se shqiptarët janë të barabartë, por ne nuk shohim ndonjë dallim. LSDM nuk janë të gatshëm ta pranojnë se nuk është zgjidhur barazia e shqiptarëve në shtet”, theksoi Kasami.

Ndryshe, Reka sot takoi përfaqësues të të gjitha brigadave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button