Kryeministri Zaev: Ekstradimi i pjesëtarëve të “Fetos”, nëse dëshmohen se janë terroristë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev pas pesë ditësh ka komentuar kërkesën e ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, për ekstradim të pjesëtarëve të “Fetos”, të cilët Republika e Turqisë i cilësoi si terroristë, transmeton Portalb.mk.

“Nëse dëshmojnë se ato janë terroristë, Prokuroria do të veprojë edhe pa kërkuar shteti i Turqisë nga ne. Për ne sigurisht janë të rëndësishme, legjislatura vendore, ndërkombëtare dhe raporti miqësor me Turqinë. Ne jemi shtet pretendent për t’u bërë pjesë e BE-së, sigurisht se duhet t’i respektojmë edhe rregullativat ndërkombëtare”, tha Zaev.

Përndryshe, në vizitën zyrtare që ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hullusi Akar e realizoi në RMV më 3 prill, kërkoi që të ndërmarren masa kundër pjesëtarëve të organizatës “Feto”. Të njëjtën kërkesë, Akari e ka parashtruar edhe ndaj Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button