Tevdovski: Nuk planifikojmë mjete të reja për kthimin e borxhit të komunave

Procesi i kthimit të borxhit të komunave është në vijim, ndërsa ministri i Financave, Dragan Tevdovski është optimist se komunat do ta respektojnë afatin ligjor për shlyerjen e borxhit të tyre dhe paralajmëron se sivjet nuk janë paraparë mjete shtesë për kthimin e borxheve të shtresuara që i kanë njësitë e vetëqeverisjeve lokale dhe shfrytëzuesit në kompetencë të tyre, transmeton MIA.

“Nuk planifikojmë këst të ri për kthimin e borxheve të komunave për sivjet. Mendojmë se shlyerja e borxheve do të jetë operacion i suksesshëm, sepse për funksionimin e komunave, por edhe për shkollat, çerdhet dhe kopshtet  u është dhënë gjysma e detyrimeve të grumbulluara dhe të ndërmarra prej më herët, bashkërisht me vendosjen e mekanizmit i cili do t’i detyrojë të kërkojnë shlyerjen e interesave dhe uljeve. Konsideroj se pas këtij operacioni këto detyrime të ndërmarra dhe të papaguara seriozisht do të ulen. Ministria e Financave u vendosi një rregull fiskal me të cilën u pamundësojmë  diçka të tillë që një gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen”, tha Tevdovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë kohës së pushimit në konferencën PEMPAL që sot dhe nesër po mbahet në Shkup.

Potencoi se Ministria e Financave bën gjithçka që është në kompetencë të saj që të rregullohen borxhet e komunave, ndërsa një ndër hapat kryesorë për këtë, vlerësoi, është rregulla fiskale që është vendosur te komunat, por edhe hapat seriozë që i ka bërë Ministria për transparencë përmes të cilave qytetarët mund të ndjekin shpenzimin e të gjitha institucioneve dhe të bëjnë presion nëse ka joefikasitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button