Me “Shpresë për Dibrën”, Arben Agolli vazhdon fushatën në Dibër

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Arben Agolli për zgjedhjet lokale në Dibër, i mbështetur edhe nga Lëvizja BESA, fushatën zgjedhore është duke e zhvilluar me sloganin “Shpresë për Dibrën”, nën numrin rendor “2”, transmeton Portalb.mk.

Ai dje ka realizuar aktivitete sportive me Klubin e Volejbollit “Dibra Voley”, ndërkaq ditëve paraprake ka vizituar edhe pronarët e shitoreve rreth shëtitores së qytetit, për të parë nga afër problemet me të cilat përballen të njëjtit.

Në një intervistë për “INA onlajnin”, Arben Agolli ka njoftuar edhe tre prioritetet e tij si kryetar i Dibrës: Sigurimi i ujit të pijshëm, zgjidhja e problemit të deponisë dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore.

“Duke pas parasysh se mandati nuk është i plotë, d.m.th. janë 2 vite e ca muaj për të menaxhuar me komunën, unë dhe ekipi im kemi shqyrtuar tre prioritete të rëndësishme që duhet të realizohen për këtë periudhë, dhe atë: sigurimi i ujit të pijshëm 24/7 ,rehabilitimi dhe mirëmbajtja e deponisë së qytetit si dhe modernizimi, përmirësimi e zgjerimi i infrastrukturës rrugore brenda qytetit dhe rrugëve periferike. Sigurisht do të realizojmë edhe programe dhe projekte më të vogla por të rëndësishme në sferën e kulturës, arsimit dhe sportit”, tha ndër të tjerash Agolli.

Përndryshe, zgjedhjet lokale në Dibër do të mbahen paralelisht me zgjedhjet lokale edhe në dy komuna tjera: Ohër dhe Novoselë, dhe me zgjedhjet presidenciale. Rrethi i parë është më 21 prill, ndërkaq i dyti më 5 maj.

Agolli do të garojë me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Hekuran Duka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button