Zgjedhjet në Dibër, LSDM-ja mbështetje kandidatit të BDI-së Hekuran Duka

Partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) zyrtarisht dje e ka konfirmuar mbështetjen ndaj kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për zgjedhje lokale në Dibër, Hekuran Dukën, transmeton Portalb.mk.

Dje në Dibër kanë qëndruar nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski dhe shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Izet Mexhiti.

“BDI-JA dhe LSDM-JA, në zyrat e shtabit të BDI në Dibër, mbajtën mbledhjen e shtabit të përbashkët për të ngritur nivelin e bashkëpunimit lokal, me mbështetje nga strukturat kryesore të partnerëve të koalicionit qeveritar. Spasovski shprehu përkushtimin për të përkrahur kandidatin për kryetar komune në Dibër, Hekuran Duka”, thuhet në njoftimin e Degës së BDI-së në Dibër.

Nga ana tjetër, Izet Mexhiti ka dhënë mbështetjen e plotë për kandidatin konsesual për zgjedhje presidenciale, Stevo Pendarovski.

“Shefi shtabit Mexhiti duke treguar nivelin dhe rëndësinë e kandidatit konsenual për president shteti, bashkë me kryetarin e degës z.Mirzo, dhe vet kandidati z.Duka, shprehen mbështetje të plotë për Pendarovskin”, thuhet më tej një njoftimin e BDI Dibër.

Përndryshe, zgjedhjet lokale në Dibër do të mbahen paralelisht me zgjedhjet lokale edhe në dy komuna tjera: Ohër dhe Novoselë, dhe me zgjedhjet presidenciale. Rrethi i parë është më 21 prill, ndërkaq i dyti më 5 maj.

Duka do të garojë me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Agolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button