Fushata zgjedhore, kjo është agjenda e ditës së sotme e kandidatëve presidencial

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të mbajnë takime me qytetarët dhe tubime partiake ku i shpalosin premtimet e tyre që do t’i realizojnë si president i ardhshëm i shtetit.

Kandidatja presidenciale e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova, do të mbajë tubime në Makedonski Brod dhe në Kërçovë.

Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së dhe koalicionit, do të ketë takime me banorë të fshatit Mirkovci në komunën e Çuçer Sandevës, pas çka do të marrë pjesë në tribunat qytetare në komunat Butel, Shuto Orizare dhe  Gjorçe Petrov.

Blerim Reka, kandidati presidencial i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, do të ketë takim me qytetarët në Tearcë.

Fushata zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 19 prill pas çka vijon heshtje zgjedhore 24 orëshe para ditës së votimit. Në terren vazhdon edhe fushata parazgjedhore edhe e kandidatëve për kryetarë të komunave në Ohër, Novo Sellë dhe në Dibër, për të cilët zgjedhja mbahet së bashku me zgjedhjet presidenciale për të cilat rrethi i parë i zgjedhjeve është caktuar për më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë për më 5 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button