Haradinaj: Malësorët i dhanë garancë miqësisë mes Kosovës dhe SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe Ditës së Flamurit të Dedë Gjo Lulit, në Detroit të SHBA-së.

Ai përmes një postimi në Facebook njofton se ngjarja u organizua nga komuniteti katolik shqiptarë “Shën Pali” dhe sipas tij këto këto janë ndër ngjarje më krenare të historisë së lëvizjes shqiptare për liri e mëvetësi kombëtare.

Haradinaj ndër të tjera ka lavdëruar malësorët në Amerikë duke potencuar se i kanë dhënë krah trojeve shqiptare dhe kanë krijuar garancë të thellimit të miqësisë së përhershme me SHBA-në, transmeton Koha.net.

“Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë. Në kohështrirje të ndryshme, me dijen dhe atdhedashurinë e tyre, i kanë dhënë krah tërë trojeve shqiptare, duke u ngritur njëkohësisht në shoqërinë amerikane dhe kjo është garancë e thellimit të miqësisë së përhershme me ShBA-në”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button