Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi mundësia e vetme për paqe mes dy vendeve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se mundësia e vetme për arritjen e një marrëveshje paqeje me Serbinë është dialogu.

Në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër,  Presidenti i Kosovës shprehet se është kundër veprimeve të njëanshme apo kushteve për dialogun, duke përsëritur qëndrimin e tij kundër tarifës ndaj mallrave serbe që mbahet në fuqia nga qeveria e kryeministrit Haradinaj, transmeton Shekulli.

Sipas Thaçit, një marrëveshje paqeje që është ligjërisht e detyrueshme, është në interes të të dyjave vendeve, por edhe Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të ecur përpara në këtë drejtim, Thaçi bëri thirrje për reflektim të dyanshëm lidhur me rifillimin e dialogut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button