E bujshme nga Spanja: Pritet vetëm firma mes Realit e Hazardit

Prej muajsh është folur shumë për mundësinë e kalimit të Eden Hazard në drejtim të Realit të Madridit, por vetëm tani duket se kjo histori do të bëhet konkrete, shkruan Top Channel.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi “merengues” dhe futbollisti i Chelseat e kanë arritur tashmë akordin mes tyre, e së shpejti pritet të hidhet edhe firma në kontratën mes tyre.

Fantazisti belg nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur me Realin e Madridit, dëshirë kjo që sipas medies në Spanjë shumë shpejt do t’i bëhet realitet.

Ishte Zinedine Zidane, që në mënyrë jo të drejtpërdrejtë konfirmoi operacionin, të paktën sipas interpretimit të bërë nga “Marca” të fjalëve të tij në konferencën për shtyp.

“Nuk do ta jap opinionin tim për Hazardin. Do të flasim për këtë në fund të sezonit, ose në fillimin e atij pasardhës”, deklaroi Zidane.

Tashmë duket se gjithçka po shkon në drejtimin e dëshiruar të Realit e Hazardit, pavarësisht dënimit të Chelseat me bllokim të merkatos. Mësohet se drejtuesit e “Bluve” të Londrës e morën parasysh vullnetin e Hazard për të nisur një aventurë të re, e vendosën që ta lejojnë të largohet. Sigurisht, kjo nuk do të bëhet falas, por “Marca” nuk i bën të ditura detajet e këtij transferimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button