Shekerinska: Jemi të përgatitur edhe për presion më të madh të emigrantëve

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekeriska tha se ata janë duke e monitoruar situatën me emigrantët në kufirin jugor dhe janë të gatshëm për konfrontim dhe presion, njofton Makfaks.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për garën e NATO-s në Shkup, Shekerinska tha se për shkak të lajmeve të rreme disa nga refugjatët mendonin se rruga ballkanike ishte përsëri e hapur dhe u drejtuan drejt kufirit maqedonas.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi edhe me rritje të presionit në kufi. E rëndësishme është të jemi vigjilentë dhe të gatshëm”, tha Shekerinska.

Ministrja vlerësoi se ishte e justifikuar prania ushtarake në kufi, madje edhe në ditët kur nuk kishte emigrantë atje.

LEXO: Emigrantët në Greqi në mënyrë ilegale janë përpjekur të kalojnë në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)
LEXO: Policia e Maqedonisë së Veriut e përforcon sigurimin e kufirit me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button