Shilegov dhe Bogoev: Nuk kemi kapacitete për të pastruar deponinë te Boris Trajkovski

Deponinë e lumit Vardar afër sallës “Boris Trajkovski”, e cila u dogj të mërkurën, askush nuk pastron, as Qyteti i Shkupit dhe as Komuna Karposh, sepse nuk kanë mekanizima dhe para për të pastruar kaq shumë mbeturina. Kryebashkiakët e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe Stefan Bogoev  nga Komuna e Karposhit, thonë se kjo deponi, 2 kilometra nga qendra e qytetit, është 50 vjeç dhe nuk kanë kapacitet për ta pastruar atë, njofton Sdk.mk.

“Në këtë vend para se të bëhesha kryebashkiak, mbetjet dhe mbeturinat hudheshin këtu edhe nga komuna edhe nga kamionët e “Higjiena Komunale”. Të gjitha autoritetet e mëparshme e kanë lejuar që kjo të ndodh dhe për këtë arsye ka shumë mbeturina këtu. Së bashku me kryetarin Petre Shilegov, që nga fillimi i funksioneve i ndalojmë ekipet tona të depozitojnë mbeturina në këtë vend. Por pastrimi është shumë i vështirë. Ne si komunë nuk kemi kapacitete dhe makina për të ndërhyrë, “tha kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev.

Bogoev tha se gjatë zjarrit, komuna ka punësuar dy makina për të ndihmuar zjarrfikësit.

“Do të organizojmë një aksion pastrimi në të cilin do të ftojmë të gjitha kompanitë që kanë makina për të na ndihmuar vullnetarisht. Ne nuk mund ta bëjmë atë vetë, “shton Bogoev.

Edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se është kjo një deponi për pastrimin e të cilës Qyteti nuk ka kapacitete.

“Mbeturinat dhe rrënojat e ndërtimit u hodhën pas tërmetit të vitit 1963. Të gjitha këto vite dikush e toleroi dhe lejoi këtë. Qyteti i Shkupit në periudhën nga kur unë udhëheq ka pastruar 300 deponi ilegale. Për këtë vend, nevojiten shumë mekanizima dhe para, të cilat momentalisht qyteti nuk i ka,” tha Shilegov.

Një zjarr i madh shpërtheu në një deponi pranë Vardarit të mërkurën, të cilën zjarrfikësit nga Brigada e zjarrfikësve shuan deri natën vonë. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Vladimir Simonovski tha se zjarri u provokua me qëllim, i vendosur në pesë apo gjashtë vende, papritmas shpërtheu dhe prandaj u përhap shpejt në të gjitha anët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button