MASH: Në Gostivar janë kthyer drejtorët të cilët u shkarkuan në mënyrë të paligjshme

Ministria e Arsimit ka reaguar pas konferencës për shtyp në Gostivar, ku u tha se në mes të fushatës ministri i arsimit paska ndërruar drejtorë. Nga MASH theksojnë se ata nuk kanë vepruar në mënyrë arbitrare, por vetëm në përputhje dhe duke i respektuar rregullat ligjore në vend dhe vendimet e institucioneve e organeve përgjegjëse për kontroll, mbikëqyrje dhe marrje të vendimeve për situata të ndryshme, siç ishte konkretisht situata në Komunën e Gostivarit, shkruan Makfaks, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria thonë se pas kontrolleve nga Inspektorati shtetëror i arsimit janë konstatuar një sërë e parregullsive dhe shkelje të ligjit nga ana e kryetarit të Gostivarit dhe vetëqeverisjes lokale, gjatë procedurave për shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të shkollave. Prandaj, Ministria e arsimit dhe shkencës në përputhje me ingerencat e marrë komunës së Gostivarit, duke i respektuar dhe duke vepruar sipas vendimeve të Komisionit shtetëror për procedura administrative të shkallës dytë për marrëdhënie të punës, me të cilat janë miratuar ankesat e drejtorëve të shkollave në Gostivar, të shkarkuar në mënyrë të paligjshme, ka sjellë vendime për kthimin e tyre në pozitat e punës nga të cilat kanë qenë të shkarkuar në mënyrë të paligjshme.

Ministria e Arsimit shton se e ka për obligim të respektojë vendimet e Komisionit shtetëror për procedura administrative të shkallës së dytë dhe të veprojë sipas tyre, që do të thotë se vendimet që janë marrë në fakt janë veprime në përputhje me vendimet e Komisionit të shkallës së dytë.

Ata apeluan te komuna e Gostivarit, kryetari i kësaj komune dhe udhëheqësia e saj që mos të fajësojnë në mënyrë paushalle dhe të rreme vetëm për qëllime politike dhe mos ta përfshijnë politikën në procesin arsimor, sepse në këtë situatë dëm iu shkaktohet vetëm nxënësve dhe procesit edukativ-arsimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button