Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e mbajtur në Turqi, në qytetin e Antalisë.

Luftëtarja nga Kosova ishte konkurrente në kategorinë -48 kilogramë dhe arriti rezultat shumë të mirë.Xhudistja nga Kosova e ka fituar luftën e parë, që ishte e vlefshme për raundin e dytë, në Antalia ndaj turkes Gulkader Senturk, për të kaluar në fazën çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Faza çerekfinale ishte ‘speciale’, pasi që përballë Krasniqit ishte xhudistja serbe, Andrea Stojadinov, e cila u mposhtë me IPPON nga luftëtarja jonë.

Distria ishte e papërmbajtshme edhe në gjysmëfinale, ku përsëri me IPPON arriti ta mposhte koreanen Yujeong  Kang, për të kaluar në finalen e madhe të ‘Grand Prix Antalya’.

Lufta e fundit për Krasniqin ishte kundër xhudistes nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh, të cilën gjithashtu e kaloi me sukses.

Distria Krasniqi triumfoi në këtë kompeticion edhe në vitin e kaluar, kur asokohe garonte në kategorinë -52 kilogramë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button