Departamenti i shtetit kërkoi që Senati ta ratifikojë Protokollin për pranim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Departamenti i shtetit edhe zyrtarisht i  dorëzoi  deri te Senati i SHBA-së të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikim të Protokollit për anëtarësim  të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, shpalli sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në gala mbrëmjen në Uashington me rastin e shënimit  të 70 vjetorit të formimit të Aleancës Veriatlantike.

“Këtë vit përgatitemi ta pranojmë vendin e 30-të, Maqedoninë e Veriut, dhe me kënaqësi  mund të them se  javën e kaluar formalisht  i dorëzuam dokumentet për ratifikim  të Protokollit  në Senatin tonë. Së bashku, anëtarët e Aleancës e përmirësojnë mbrojtjen e përbashkët.  E përforcuam praninë tonë në rajonin e Detit të Zi dhe atë Baltik. E rritëm gatishmërinë e forcave tona dhe e përmirësojmë  rezistencën tonë drejt kërcënimeve hibride dhe sajber nga koha moderne”, theksoi Pompeo para shefave të diplomacive të vendeve  aleate në Aleancë të cilët janë mbledhur  në Uashington për ta shënuar  shtatë dekadëshin e NATO-s, transmeton Alsat M.

Për herë të parë, në mbledhjen dyditëshe të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të NATO-s zyrtarisht është ftuar  edhe Maqedonia e Veriut si anëtare e ardhshme e 30-të , e prezantuar përmes shefit të Diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LEXO: Polonia do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim në NATO

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
  2. Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
  5. Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
  7. Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
  8. Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button