M-NAV: Piloti i Cesnës kishte leje për aterrim në aeroportin e Shkupit
Aeroplani i vogël i tipit Cesna P21ON i cili dje pasdite u rrëzua te Solunska Gllava me çka humbën jetën katër shtetas bullgarë, ka pasur leje për aterrim në aeroportin në Shkup, si aeroport alternativ sipas tashmë planit të miratuar për fluturim, informojnë sot nga M-NAV, transmeton MIA.
“Aeroplani cesna P21ON i cili dje pasdite u rrëzua në afërsi të Sollunska Gllava i ishte lejuar që të shkojë drejtë aeroportit të Shkupit sipas planit të lejuar për fluturim, ku aeroport alternativ ishte aeroporti në kryeqytetin tonë”, thuhet në demantin e aviacionit të Maqedonisë.
Nga M-NAV ashpër i mohojnë zërat e plasuar në media të caktuara se nuk ishte lejuar drejtim i aeroplanit drejtë aeroportit të Shkupit.
“Edhe një herë potencojmë se aeroplanit cesna P21ON, i ishte lejuar që të shkojë drejtë aeroportit të Shkupit, sipas planit të miratuar për fluturim, ku aeroport alternativ ishte aeroporti në Shkup”, theksohet në kumtesën e aviacionit ajror.
M-NAV apelojnë që në interes të hetimit dhe të respektit drejtë të ndjerëve dhe të afërmve të tyre të mos përhapin dezinformata të mëtutjeshme.