Kryeministri Zaev është takuar me ministrin turk të mbrojtjes Akar

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, u takua me kryeministrin e këtij vendi, Zoran Zaev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi shërbimi medial i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zaev në takim shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Turqisë në arritjen e objektivave strategjike të vendit, që janë anëtarësimi në NATO dhe BE.

“Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksoi bashkëpunimin gjithëpërfshirës jashtëzakonisht të mirë me Turqinë, e cila është në krye të listës së vendeve me të cilat kemi bashkëpunim më të mirë ekonomik. Ai veçoi në mënyrë specifike bashkëpunimin në fushën e çështjeve dhe politikave të sigurisë dhe mbrojtjes për të cilat me Turqinë ndajmë një qasje të përbashkët ndaj kërcënimeve globale të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Turqia është vendi me të cilin kemi bashkëpunim të gjatë në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të të dy vendeve. Trajnimi, logjistika dhe mbështetja materiale që marrim nga ky bashkëpunim janë me rëndësi të madhe, sidomos për rritjen e standardeve të ushtarëve dhe ushtrisë tonë sipas standardeve të NATO-s”, tha kryeministri Zaev në takimin me Akar.

Nga ana tjetër, ministri turk Akar ka shprehur urimet e tij për progresin e proceseve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

“Ministri Akar në takim theksoi historinë e gjatë të përbashkët të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe shprehu urime për progresin e vendit tonë në proceset euroatlantike, theksoi se anëtarësimi në këto blloqe i Republikës së Maqedonisë së Veriut është vetëm një çështje kohe, dhe vuri në dukje se Turqia mbetet një partner i sinqertë dhe i fortë”, thuhet në njoftim.

Në takimin në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut mori pjesë edhe ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.

Ministri Akar gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut u takua me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, me të cilën mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp.

Lexo: Turqia ka kërkuar nga RMV-ja që të ndërmarrë masa kundër “Fetos”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button