Rrëzimi i avionit në RMV, personat që kanë humbur jetën janë nga Bullgaria

Gjatë fatkeqësive ajrore asnjë version nuk është i përjashtuar derisa zgjat hetimi, por tek ekspertët sundon mendimi se arsye për rrëzimin e avionit Cesna, i cili dje ra në Sollunska Gllava, është gabimi i pilotit ose prishje të motorit, njofton Portalb.mk.

Mediat bullgare shkruajnë se bëhet fjalë për familje katër anëtaresh. Prej dy vajzave, më e vogla ka qenë 14, ndërkaq më e madhja 19 vjet. Babai është biznesmen bullgar, Georgi Boshnakov, i cili është marrë me përpunimin e mbeturinave, ndërkaq bashkëshortja e tij Kalina Boshnakova ka qenë me profesion avokat.

Ndihmësi kryesor për siguri të fluturimeve në Universitetin Teknik të Bullgarisë, Marin Petrov, për mediat bullgare thotë se në kësi rasti hetohet piloti, trajnimi i tij, gjendja e avionit dhe kushtet klimatike. Megjithatë, jo-zyrtarisht thuhet se avioni ka qenë në gjendje të mirë.

Eksperti bullgari për fluturime, Angel Borisov, thotë se terreni ku është rrëzuar avioni është i rrezikshëm, për shkak të një sërë majash malore. Në këtë rast, shton ai, piloti nuk ka guxuar që të largohet nga rruga.

“Mund të jetë gabim i pilotit për incidentin. Piloti fillimisht ka kërkuar që të ulet në Shkup, ndërkaq më pas është larguar për në Sofje. Gjasë tjetër mund të jetë edhe prishja e motorit”, thotë ai, duke shtuar se sipas të gjitha gjasave, piloti nuk e ka marrë shumë seriozisht situatën.

Përndryshe, ekipet e MPB-së dhe të institucioneve tjera kompetente sot e vazhdojnë aksionin që të arrijnë deri te mbetjet e avionit. Aksioni është ndaluar mbrëmë për shkak të kushteve të këqija klimatike dhe mospasje të qasjes në terren.

“Avioni Cesna i cili në ora 16:16 nga M-NAV u paraqit se ka humbur nga radari, ndërkaq ka fluturuar nga Ohri për në Sofje nga përfaqësuesit e MPB-së është gjetur di[ka pas orës 19:00, 5 kilometra larg në veriperëndim të Sollunska Gllavës”, informuan mbrëmë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button