Është rritur numri i incidenteve në autobusët e NTP – Shkup (Infografik)

Sjellja vandale e disa pasagjerëve ka rezultuar me shtim të numrit të incidenteve në autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) Shkup në vitin 2018, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Sipas Raportit vjetor të punës së NTP – Shkup, vitin e kaluar janë regjistruar 189 incidente. Dëmtimi i flotës së automjeteve ka shënuar rritjen më të madhe, ashtu që, janë regjistruar madje 141 raste të tilla. Me dëmtimet e autobusëve edhe më shumë është ngarkuar financiarisht buxheti i NTP – Shkup. Sipas listës së incidenteve vitin e kaluar në autobusë ka pasur 20 incidente fizike, 15 raste të sulmeve fizike ndaj shoferëve dhe 13 raste të kërcënimeve ndaj shoferëve të NTP – Shkup.

 

Nëse llogaritet në përgjithësi, viti 2018 është një nga vitet më të këqija sa i përket numrit të incidenteve që kanë ndodhur në transportin publik të qytetit. Numri prej 189 incidenteve është i dyti, më i madhi, pas vitit me rekord 2012, kur janë regjistruar 224 incidente.

Viti më i qetë për pasagjerët ka qenë viti 2014, kur kanë ndodhur vetëm 66 lloje të ndryshme incidentesh në autobusët e NTP – Shkup.

Përkundër sjelljes së keqe të një pjese të pasagjerëve, viti 2018 shënon rënie të numrit të aksidenteve të trafikut, në të cilat janë përfshirë autobusët e NTP-Shkup. Në Raportin vjetor të NTP – Shkup theksohet se vitin e kaluar kanë ndodhur 291 aksidente trafiku, gjegjësisht, 8 më se në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button