Top 5 dezinformata për referendumi nga 30 shtatori

Që nga fillimi i njoftimit për referendum, e deri në mbajtjen e tij, në publik qarkulluan shumë informata për atë se çfarë lloji do të jetë, kush do ta mbështesë, kush do ta bojkotojë, a do të zvogëlohet censusi dhe ngjashëm.   Në rrjetet sociale dhe në mediat, veçanërisht në ato elektronike, filluan të publikohen shumë lajme të rrejshme dhe dezinformata.

Më 30 shtator në Maqedoni u mbajt referendumi i tretë me radhë në nivel shtetëror, në të cilin qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë”.  Referendumi ishte i pasuksesshëm, sepse në votim nuk dolën më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar në listën e zgjedhësve.  Sipas të dhënave që i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, dalja në referendum ishte 36.91 % nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve.  Në votim dolën gjithsej 666.743 votues, me ç’rast 609.813 prej tyre votuan „PRO“, ndërsa 37.700 votuan “kundër”, ndërsa 19.221 lista ishin të pavlefshme.

Vendimin për realizimin e fushatës për referendumin Qeveria e miratoi më 14.08.2018.

Fushata për referendumin do të realizohet me qëllim të ndarjes së informatave me interes publik për qytetarët/votuesit në Republikën e Maqedonisë, rreth përmbajtjes së Marrëveshjes me Greqinë, përfitimeve nga integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe planit sipas të cilit vendi do të lëvizë drejt aleancës dhe BE-së, kumtoi Qeveria.

Një numër i madh i funksionarëve të lartë nga vendet tjera dhe veçanërisht liderë të vendeve të BE-së dhanë mbështetje për opsionin “për”, sepse, siç theksuan, kjo do ta lëviz Maqedoninë më afër BE-së dhe NATO-s.  Në mesin e atyre që e vizituan vendin me mbështetje të referendumit ishin kancelari gjerman Angela Merkel,  kancelari austriak Sebastian Kurc, sekretari amerikan i mbrojtjes Xhim Matis, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg.

Këtu veçuam top-5 dezinformata për referendumin.

VMRO-DPMNE NUK MENDON PËR REFERENDUM TË QETË

Mitko Jançev, një prej nënkryetarëve të VMRO-DPMNE-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv, ishte mysafir në emisionin Top Tema në anën tuaj, ku e theksoi këtë:

Nuk jam pjesë e bojkotit të qetë, mendoj se anëtarët e KE dhe kryetari i partisë nuk kanë dhe nuk duhet të kenë mendime të tilla.  VMRO-DPMNE mendon se si të kthehet më shpejtë në pushtet.

Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, u kërcënua se do ta bojkotojë referendumin.  Dhe, megjithëse në fillim të shtatorit, vetëm disa javë para referendumit, lideri i partisë Hristijan Mickovski, doli me deklaratë me të cilën i ftoi qytetarët të veprojnë sipas bindjes së tyre personale kur bëhet fjalë për bojkot ose jo, megjithatë, numër i madh i veprimeve të funksionarëve të lartë të partisë treguan se kjo realizon bojkot të qetë.

Në publik, partitë, organizatat joqeveritare dhe iniciativat qytetare formuan Shtab të krizës për referendumin, i cili e udhëhoqi fushatën “Maqedonia bojkoton“.  Nënshkrim në Memorandumin për bashkëpunim dhanë 28 organizata, ndërsa u udhëhoq nga, Janko Baçev, lider i partisë “Maqedonia e vetme”.  VMRO-DPMNE-ja publikisht nuk ishte pjesë e Shtabit të krizës për referendumin.

Por, gjendjet në terren tregojnë një realitet krejtësisht tjetër.  Partia aspak nuk merrte pjesë në fushatën e referendumit.  Pastaj, pothuajse të gjitha funksionarët më të lartë dhe më të rëndësishëm të partisë ose personat në pozita të larta shtetërore të emëruar ose të kandiduar nga VMRO-DPMNE, më konkretisht anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë dhe kryetari ndërmorën hapa dhe masa, të cilat mund të vlerësoheshin si bojkot i qetë.  Këto hapa ishin të tilla që ndihmuan referendumi të mos ketë sukses jo në mënyrë që ka pasur numër më të madh të votave “kundër” të dhënë në vendvotimet, por përmes mosdaljes në votim nga ana e simpatizantëve dhe anëtarësia e VMRO-DPMNE-së.

Kështu, për shembull, një prej funksionarëve të dukshëm partiakë dhe ish-ministër i punëve të jashtme,. Antonio Milloshoski, publikisht theksoi se do ta bojkotojë referendumin para organeve të partisë që të ndërmarrin çfarëdo qëndrimi.  Pastaj, një sërë funksionarësh të lartë, si Trajko Veljanovski, ish-kryetari i Kuvendit, gjithashtu, në mënyrë të hapur pranoi se do ta bojkotojë referendumin.  Atë e bëri edhe Presidenti Gjorgji Ivanov, përndryshe në zgjedhjet presidenciale kandidat nga VMRO-DPMNE-ja, si dhe kryetari i nderit dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski.  Kur një numër kaq i madh i funksionarëve të partisë njoftojnë publikisht se do ta bojkotojnë referendumin, mënyra e vetme që mund të interpretohet është se edhe partia e bojkoton.  Është e pakuptimtë të thuhet se VMRO-DPMNE-ja nuk realizon bojkot të qetë, ndërsa të gjithë funksionarët e saj refuzojnë të votojnë.

  1. VMRO-DPMNE NUK KA ASGJË TË PËRBASHKËT ME “BOJKOTOJ”

Më tutje, ka edhe shumë indikatorë të lidhshmërisë ndërmjet VMR0-DPMNE-së dhe asaj që quhej “Bojkotoj”, e cila u prezantua si lëvizje e pavarur dhe jopartiake.  Por, nga ana tjetër, video materialet me thirrje për bojkot të referendumit nga “Bojkotoj” në pjesën më të madhe shfrytëzuan kuadro dhe segmente të tërë nga videot parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së, si pjesë e video klipeve nga promovimi “Maqedonia e përjetshme” e realizuar në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, por kësaj here të përshtatur për përhapjen e porosisë për bojkot.  Gjithashtu, tribuna para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nga e cila festohej “bojkoti “i suksesshëm”, ishte përplot me funksionarë të Unionit të forcave të reja të VMRO-DPMNE-së, derisa festohej para Kuvendit të RM-së për shkak të censusit të arritur në referendum, gjithashtu ndodhte edhe në shtabin e VMRO-DPMNE-së derisa pritej të paraqitet kryetari Kristijan Mickovski dhe të mbajë konferencë shtypi.

Më tutje, gjithë retorika e “Bojkotoj” ishte e ngjashme me atë të VMRO-DPMNE-së pasi partia kaloi në opozitë.  Mediat të afërt me VMRO-DPMNE-në i ndiqnin bashkë aktivitetet e “Bojkotoj” dhe njoftuan pozitivisht për to, duke u dhënë hapësirë, të cilën askush nuk e fiton atë hapësirë si VMRO-DPMNE-ja.

Gjithashtu, kur bëhet fjalë për aktivitetet e “Bojkotoj” në rrjetet sociale, profilet e njëjta anonime të cilat gjatë fushatës parazgjedhore bëjnë agjitacion për VMRO-DPMNE-në para referendumit i paraqitën me statuse dhe tuite të shumtë e të pandërprerë në të cilat thirrej për bojkot të referendumit dhe sulmoheshin burrështetasit e vendit dhe të huaj të cilat e mbështetën referendumin dhe Marrëveshjen e Prespës.

Kështu që, edhe po të mos e kishte organizuar VMRO-DPMNE-ja lëvizjen “Bojkotoj”, siç pohojnë nga partia, shumë pika të përafërta dhe pika të përbashkëta politike ka në veprimin dhe reagimin në ngjarjet politike që të mund të vërtetohet se nuk kanë kurrfarë lidhshmëri.

  1. LETËRNJOFTIME SI GARANCI PËR BOJKOT

Ish-funksionari i VMRO-DPMNE-së, Vane Cvetanov, akuzoi se VMRO-DPMNE-ja i ka detyruar simpatizuesit dhe anëtarët e tyre që t’i dorëzojnë “peng” dokumentet e tyre të identifikimit (letërnjoftime dhe pasaporta) si formë e bojkotit të sigurt dhe pamundësisë për ndryshim të mendimit.

Referendumi është zëri juaj për BE dhe NATO.  Zëri juaj për të ardhmen e Maqedonisë!  Prandaj mos u bëni pre e kërcënimeve dhe presioneve.  Kërkimi i letërnjoftimeve është tentim për bërje pazar me to, gjë e cila, gjithsesi, nuk do të kalojë.  Kriminelët do të vuajnë dënim!, njoftoi Cvetanov.

Ky pohim i tij nuk u kontrollua nga institucionet kompetente dhe mbeti “pezull në ajër” gjatë procesit të referendumit.

  1. EMRI DO TË NDRYSHOHET NË REFERENDUM PA CENSUS

A përgatitet teren përmes përjashtimit të censusit për dalje prej 50 përqind në referendum dhe ndryshim i Ligjit për referendum që të vihet në lojë vullneti i popullit maqedonas. Tekst të tillë gjatë qershorit publikoi Taratur, duke cituar televizionin “Allfa”.

Analistët politikë që i mbrojnë politikat e Pushtetit tanimë e planifikojnë fotografinë për atë se cila skenë do të jetë më e përshtatshme për referendumin dhe mendimin e qytetarëve për Marrëveshjen me Greqinë.  Analisti politik Petar Arsovski në deklaratën për “Alsat” thotë se mënyra e vetme për sigurimin e garës së drejtë në referendum është të përjashtohet censusi për dalje prej 50 përqind.

Më 21 qershor ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në emisionin “Top-tema” në “Tellma”, e përmendi zvogëlimin e censusit për referendum, por në aspekt të asaj që nuk dihet saktësisht se sa votues kemi në shtet, duke pasur parasysh se nuk është bërë regjistrimi i popullsisë.  Por, në asnjë rast nuk tha se Qeveria ka qëllim të tillë.

Përkujtoji se Lista e zgjedhësve ka afro 1 milionë e 800 mijë votues, por se flitet vazhdimisht se ka afro 500 mijë persona që kanë migruar.  Por, tani thotë se nuk ka kohë për pastrimin e listës, dhe patjetër duhet të sillen vendime politike, ka thënë Dimitrov, publikoi “Tellma”.

Më 2 korrik ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në fjalimin në sesionin e tretë të Shkollës së Ohrit në lëndën drejtësia natyrore me temë “Menaxhimi i mirë dhe reformat juridike”, tha në mënyrë decide se nuk do të zvogëlohet censusi për referendumin:

Element i rëndësishëm që e përbën mozaikun e sundimit të së drejtës është supremacioni (epërsia) i Kushtetutës.  Pamë se Kushtetua deri më tani ishte një listë letre që shkelej dhe nuk respektohej – angazhimi i Qeverisë së re është që Kushtetuta të jetë dokument i shenjtë, që duhet ta implementojmë në jetesën e përditshme.  Si jurist dhe si ministër tani, dëgjoj pyetje të ndryshme këto ditë për atë a mund ta ndryshojmë me Ligjin për referendum censusin për referendum?  Nuk mund, sepse censusi është kategori kushtetuese.  Nëse angazhohemi për sundimin e së drejtës dhe për respektimin e Kushtetutës, nuk mund të ndryshojmë diçka që është e garantuar shprehimisht me kushtetutë. 

  1. TODOROVI DO TË VOTOJË “PRO” NË REFERENDUM

Në jehonën e fushatës për referendum, si bombë u paraqit lajmi në një pjesë të mediave se ish-ministri i Shëndetësisë dhe funksionar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, do të votojë “pro” në referendum.

Todorov, i cili merr pjesë në tribunë në MPJ të titulluar “Debatojmë për NATO”, sqaroi se do të votojë “pro” sepse udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk merrr qëndrim për referendumin, por ua lë mbështetësve të veprojnë sipas bindjes së tyre, njoftoi “Slloboden Peçat”.

Informata e tillë u demantua shumë shpejt nga Todorovi, i cili u shpreh përmes “Fejsbukut”:

Lajm i rrejshëm se kam thënë se do të votoj “pro” në referendum.  Përkundrazi, thash se nuk ma lejon zemra që të rrethoj “pro”.  Them qartë se do të votoj “kundër” marrëveshjes, ndërsa pro BE dhe NATO.  Do ta shkruaj vetë pyetjen, dhe do ta planifikoj kështu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button