Top 5 dezinformata për Marrëveshjen e Prespës

Më 17.06.2018, në fshatin Nivici (Psarades) në bregun grek të Liqenit të Prespës, shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, e nënshkruan “Konventën finale për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për shfuqizimin e Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve”.

Dokumenti parasheh emër të ri për Republikën e Maqedonisë, përkatësisht “Republika e Maqedonisë së Veriut”, i cili do të përdoret erga omnes, përkatësisht në çdo rast edhe në vend edhe jashtë vendit. Gjuha zyrtare e vendit është gjuha maqedonase, ndërsa shtetësia do të jetë “maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Marrëveshjen e nënshkroi edhe ndërmjetësuesi i KB-së, Metju Nimic. Me këtë marrëveshje, e njohur edhe si marrëveshja e Prespës, i jepet fund kontestit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Të dyja palët arritën pëlqim që Marrëveshja së pari të ratifikohet në Kuvendin e RM-së, të bëhen dhe miratohen ndryshime kushtetuese në Maqedoni në pajtim me Marrëveshjen, e pastaj atë ta ratifikojë edhe parlamenti grek.

Marrëveshjen e përshëndetën shumë liderë botërorë, e në Maqedoni publiku u nda. Disa e mbështesin, disa e kundërshtojnë ashpër. Kjo ishte edhe arsyeja e përhapjes së dezinformatave të ndryshme për Marrëveshjen, të cilat ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, konsideroi si të nevojshme t’i demantojë në konferencë të veçantë shtypi.

Këtu veçojmë TOP-5 dezinformata lidhur me marrëveshjen e Prespës.

  1. REPUBLIKA VERIORE E MAQEDONISË

“Republic of North Macedonia“ nuk do të thotë Republika e Maqedonisë së Veriut. Me qëndrim të tillë doli profesoresha Biljana Vankovska, pasi kryeministri Zoran Zaev më 12.06.2018, në konferencë shtypi në Qeverinë pohoi se Maqedonia dhe Greqia u pajtuan për emrin e shtetit tonë.

Versioni anglisht i emrit të propozuar (Republic of North Macedonia) nuk do të thotë Republika e Maqedonisë së Veriut, por Republika e Veriut të Maqedonisë. Po të ishte Maqedonia e Veriut, do të ishte Republic of Northern Macedonia, theksoi Vankovska për Faktor.

“Vërtetmatësi“ e kontrolloi këtë pohim të profesoreshës Vankovska dhe arriti në konkluzion se kjo nuk është e saktë.

Në gjuhën angleze ekzistojnë dy forma për fjalën verior: north dhe northern. Fjala north njëkohësisht është edhe emër (veri) dhe mbiemër (verior/). Nëse qëndron para një emri tjetër, ajo ka funksionin e mbiemrit. Northern është vetëm mbiemër. Por, forma e cila përdoret më shpesh për pozitë gjeografike, siç janë kontinentet, shteti etj, është north, publikoi “Vërtetmatësi”. 

  1. E HUMBIM IDENTITETIN DHE FSHIHET GJITHÇKA QË ËSHTË MAQEDONASE

Argumenti kryesor i opozitës dhe i kritikuesve të marrëveshjes së Prespës është se me të qeveria e Maqedonisë “ka shitur” identitetin dhe gjuhën tonë.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes, doli me reagim se i është shkaktuar shtetit dëm i parikuperueshëm.

Zoran Zaev është arma më e madhe që e ka pasur ndonjëherë pala greke në negociatat për emrin. Zoran Zaev me këtë marrëveshje bën tre punë të mëdha që krijojnë dëm të parikuperueshëm. Me marrëveshjen fshihet emri i Maqedonisë, ndryshohet kushtetuta dhe rrezikohet identiteti maqedonas.

Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, në diskutim në mbledhje të komisionit për amendamentet kushtetuese, të mbajtur më 07.11.2018, theksoi se me marrëveshjen do të bëhemi “maqedonas verior”.

Do të ulemi në shtëpi dhe me familjen do të flasim maqedonisht, por ju kur do të dilni jashtë do të jeni “maqedonas verior”, z. Zaev, i tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, kryeministrit Zoran Zaev.

Pohimi i tillë i opozitës dhe i kundërshtarëve të marrëveshjes është i gabuar, konkludon “Vertetmatesi”. Gjegjësisht, në marrëveshjen me të cilën emri i ri i shtetit është “Republika e Maqedonisë së Veriut”, për përdorim të plotë me përkthim në të gjitha gjuhës, nuk ka asnjë dispozitë me të cilën rrezikohet identiteti maqedonas dhe veçoria maqedonase, as që fshihet nocioni “Maqednia” dhe “maqedonas”.

Përkundrazi, me nenin 7 paragrafi (3) i marrëveshjes garantohet identiteti maqedonas dhe e drejta për t’u përcaktuar si maqedonas.

Në lidhje me palën e dytë, këto nocione (“Maqedonia” dhe “maqedonas”) e shënojnë territorin e saj, gjuhën, popullin dhe tiparet e tyre, me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e tyre, të cilat janë veçanërisht të ndryshme prej tyre që janë cekur në nenin 7 paragrafi (2).

  1. GREQIA E SHKROI NON-PEJPËRIN ME AMENDAMENTET KUSHTETUESE QË DUHET T’I ZBATOJË QEVERIA

Më 19.09.2018, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në, Studio e hapur” në 1TV, deklaroi se ndryshimet kushtetuese tanimë janë shkruar nga ana e Greqisë dhe i janë dorëzuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Sipas informatave tona, e ftoj Qeverinë të na demantojë. Ndryshimet kushtetuese në pjesën e ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndryshimi i Preambulës, neni 3 dhe neni 49 tanimë janë shkruar dhe kjo është punë e mbaruar. U janë dhënë nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë së Maqedonisë nga ana e Greqisë në lloj të non-pejpërit. Përkatësisht, bile edhe amendamentet e Kushtetutës nuk i shkruan Kuvendi i Maqedonisë siç është rendi në procedurë që duhet të fillojë pas referendumit, por tanimë i ka shkruar Qeveria greke dhe i ka dorëzuar. Dhe praktikisht, kur do të fillojë ai proces, nëse fillon, do të jetë vetëm një aktrim dhe një teatër se përpilohen amendamente të cilat tanimë janë shkruar, përmbajtjen e të cilave nuk e dimë dhe nuk publikohet para publikut, theskoi Nikolloski.

Pohimet e tilla të VMRO-DPMNE-së, gjithashtu, ishin lëndë e kontrollimit të “Vërtetmatësi” të cilat i vlerësoi si të pavërteta.

Në pikën 11 të marrëveshjes parashihet që miratimi i shpejtë i amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës të realizohet menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend ose pas referendumit nëse “pala e dytë” vendos që ta realizojë referendumin. Sepse në rastin konkret është shpallur referendum, Qeveria ka mbulesë juridike për sqarimin pse përmbajtjen e amendamenteve do ta kumtojë pas referendumit, shkruan “Vërtetmatësi”.

  1. NDRYSHOHEN KODET DHE SHKURTESAT NDËRKOMBËTARE

VMRO-DPMNE-ja ë 7.8.2018 doli me kumtesë në të cilën theksoi se me marrëveshjen e Prespës ndryshohen edhe kodet dhe shkurtesat ndërkombëtare.

Në marrëveshjen qëndron qartë se gjuha maqedonase do të jetë gjuhë e vetme e cila në Kombet e Bashkuara do të shkruhet me fusnotë, për dallim nga ajo si është shkruar për momentin. Shtetësia maqedonase do të zëvendësohet me qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndryshohen edhe kodet dhe shkurtesat ndërkombëtare. Simbolet tjera shtetërore për të cilat ai flet se do të mbeten të pandryshuara, janë ato të cilat SDSM-ja në të kaluarën i ka ndryshuar, thonë nga partia opozitare.

Me qëndrim të njëjtë, më herët, më 29.6.2018, doli edhe Orce Gjorgjievski, anëtar i KE i VMRO-DPMNE-së.

Zaevi gënjen se nuk do të ketë ndryshim të kodeve. Në pajtim me këtë Marrëveshje për ndryshimin e emrit, të cilën e nënshkroi Zaevi dhe Dimitrovi, kodet ndryshohetn dhe në vend MK dhe MKD do të jetë NM dhe NMK, tha Gjorgjievski.

Ajo të cilën harruan ta potencojnë nga VMRO-DPMNE-ja ishte se kodet dhe shkurtesat ndryshohen vetëm për targat dhe kjo është cekur qartë në Marrëveshjen.

Kodi për vendin në targat e automjeteve të Palës së dytë do të jetë NM ose NMK. Për gjithë dedikimet tjera, kodi i vendit mbetet të jetë MK dhe MKD, siç është përcaktuar zyrtarisht nga Organizata ndërkombëtare e standardizimit (ISO).

 FORMOHET KOMISION I CILI DO TË NA REVIDOJË HISTORINË

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në disa raste, në fjalimet e tyre në vigjilje të referendumit, theksoi se “Zaev dhe qeveria e tij do të formuakan komision i cili do të na revidojë historinë”.

E kemi Zoran Zaevin dhe qeverinë e tij. Njeri dhe njerëz që nuk kanë problem të flasin sa e respektojnë të kaluarën, përderisa me gjakftohtësi në vepra formojnë komision i cili do ta revidojë historinë, si obligim të cilin e kanë marrë përsipër në emrin tonë, megjithëse askush nuk ua ka dhënë atë të drejtë.

“Vërtetmatësi”” e sqaroi atë spin të Mickovskit, duke theksuar se Marrëveshja parasheh formim të komisionit i cili duhet të rishqyrtojë dhe nëse konstaton bazë për ndryshim, të revidojë disa të vërteta, dhe atë jo vetëm nga historia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button