Integrimi gjinor në parlament në qendër të seminarit të mbështetur nga OSBE në Shkup

Sot në Shkup u mbajt seminari njëditor për vlerësimin gjinor, i përkrahur nga OSBE, i cili u fokusua në mënyrat për përforcimin e pjesëmarrjes së grave në parlament.

Në seminar morën pjesë rreth 30 pjesëmarrës, përfshi deputetë nga Komisioni parlamentar për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave, nga Klubi Parlamentar i Grave, si dhe nga stafi tjetër i parlamentit. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI).

“Barazia gjinore nuk ka të bëjë thjesht me numrin e grave dhe burrave të përfaqësuar, por gjithashtu ka të bëjë me ndjeshmërinë gjinore gjatë hartimit të ligjeve, mbikëqyrjen  e përgjegjësisë gjinore të politikave dhe praktikave të Shërbimit të Parlamentit,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja.

Deputetja Daniela Rangelova, kryetare e Komisionit parlamentar për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave, tha: “Parlamenti po ndërmerr aktivitete të rëndësishme në lidhje me fuqizimin e gruas dhe krijimin e mekanizmave efikase institucionale gjinore, si dhe lidhur me politikat publike në vend.”

“Ky seminar na ofroi njohuri të reja dhe do të na udhëzojë lidhur me aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren. Tani është e qartë se ekziston nevojë për një qasje më sistematike në lidhje me integrimin gjinor në parlamentin tonë. Ne presim me padurim të punojmë me OSBE-në për sfidat e identifikuara gjatë diskutimit të sotëm.”

Misioni do të analizojë të dhënat e mbledhura gjatë punëtorisë për vlerësimin gjinor dhe do të përgatisë një raport të detajuar me një plan veprimi që do t’i dërgohet parlamentit për shqyrtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button