“Sinohidro” përnjëherë u bë partner më i lirë për ndërtimin e rrugëve të Maqedonisë së Veriut

Kompania kineze “Sinohidro” e njohur edhe në “bombat” për provizionet për ndërtimin e autostradës Shtip – Milladinovc, në dhjetor të vitit të kaluar e përfundoi rrugën, por fitoi punë edhe një punë të re në Maqedoninë e Veriut, por me çmim më të ulët nga oferta, shkruan “Meta.mk”, transmeton “Portalb.mk” .

Këtë e deklaroi dje në Shtip drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Zoran Kitanov. “Sinohidro” të premten e kaluar është vendosur në punët e LOT 2 të rrugës eksprese Shtip –Koçan, pasi e fitoi tenderin për ndërtim.

“Këtu do shihni dhe do t’i theksojmë dallimet e çmimeve që janë dhënë për Milladinovcë – Shtip dhe si tani i kanë dhënë për këtë rrugë. Mjaft janë interesantë. Ka zëra që kanë qenë më së paku tre herë më të shtrenjtë”, deklaroi Kitanov.

Drejtori shpjegoi se ndërtimi i rrugës Shtip – Milladinovcë ka qenë përmes marrëveshjes së bërë, ndërsa ndërtimi i rrugës eksprese Shtip – Koçan është përmes tenderit, dhe këtu hyjnë dallimet e çmimeve.

Kitanov dje ishte në ekspertizë për ndërtimin e rrugës eksprese Shtip – Radovish ku deklaroi se është mbaruar me 35 për qind nga pozicionet. Sipas dinamikës së punës. Kitanov këtë herë pret të mbarohet para afatit të parashikuar prej tre vjetëve.

Sa i përket rrugës Shtip – Milladinovc që ka përfshirë pesë vite të ndërtimit, Kitanov tha se rruga është përfunduar. Më 19 dhjetor të vitit të kaluar “Sinohidro” e ka informuar ndërmarrjen se rruga është përfunduar. Por, pasi është bërë kontroll i punëve, është konfirmuar se nuk është përkatëse dalja për 50 shtëpi në fshatin Kadrifakovë, pas së cilit gabim është vepruar me projektim të ri të ndërtimit.

Sipas deklaratave të tij, rruga Shtip – Milladinovc do të lëshohet në përdorim kah mesi ose fundi i majit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button