Ermal Fejzullahu e konfirmon: Baba për herë të katërt

Pak javë më parë nëpër media të ndryshme qarkulloi lajmi se bashkëshortja e Ermal Fejzullahut është shtatzënë për herë të katërt, por çifti mohoi lajmin.


Me gjasë dyshja ka dashur të kalojë periudha e tremesrit të parë, që cilësohet si faza e rrezikshme, për të komfirmuar lajmin e ëmbël, shkruan Bordo.al. 
I ftuar në programin “Një kafe prej shpisë” në Kosovë Ermali ka pranuar se bashkëshortja e tij është shtatzënë dhe pas disa muajsh çifti do të bëhen prindër për herë të katërt!


E pyetur nga moderatorja nëse tre fëmijët janë të lumtut për ardhjen e një pjestari të ri në familje, këngëtari u shpreh se përveç Erës vajzës më të vogël 5-vjeçare e cila po e përjeton pak me xhelozi lajmin e shtatzënisë së mamit, dy fëmijët më të mëdhenj Arti dhe Buna sigurisht që janë shumë të lumtur për motrën ose vëllain që do t’ i shtohet familjes.


Urime çiftit dhe shtatzëni të mbarë e të lehtë Arianës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button