fbpx

Anëtarët e STEP nga Pollogu dhe Elbasani organizuan punëtorinë e dytë për krijimin e paketave të përbashkëta turistike

Më 28 dhe 29 mars 2019, në Elbasan, “STEP – Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor” zhvilloi punëtorinë e dytë dy-ditorpër krijimin e paketave të përbashkëta turistike në rajonin e Pollogut dhe Elbasanit.

Në këtë punëtori morën pjesë më shumë se 50 subjekte që mirren me veprimtari turistike si dhe entitete tjera që kanë të bëjnë me turizmin, nga rajoni i Pollogut dhe Elbasanit. Në këtë punëtori u punua në ristrukturimin e paketave sipas standardit të prezentuar të projektit STEP nga ana e Florent Bajramit – koordinator i projektit STEP, si dhe në  ekrijimin informacionit të nevojshëm shtesë.

Katër grupe të veçanta punuan për të zhvilluar më tej një shumëllojshmëri të paketave të udhëtimit që fokusin e kanë në përmbajtje të tilla si:

  1. Turizmi rural dhe ekologji – “Tradita e Elbasanit dhe Pollogut”
    • aktivitetet potenciale përfshijnë prodhimin e vajit të ullirit, vizitat në disa shpella, llixhat dhe monumentet e tjera natyrore dhe kulturore në rajonin e Elbasanit, si kanioni i Holtës, llixhat e Elbasanit, degustimi i verërave lokale, si dhe vizita në disa fshatra, dhe vizita në monumentet kulturore dhe natyrore në rajonin e Pollogut, si Kodra e Diellit, Xhamia e larme (e pashës), fshati Jançe dhe manastiri Jovan Bigorski.
  2. Histori dhe Kulturë  – “Përmes Shkumbinit në Adriatik”
    • Vizita e disa monumenteve kulturore-historike si Çarshija e vjetër, kanioni i Matkës, Kodra e Diellit, Xhamia e larme (e pashës), Kulla e Sahatit, burimi i Vardarit (Vrutok), si dhe vizita e varrezave në Selcë, pjesë të rrugës Egnatia, Kalaja dhe Kulla e Sahatit në Peqin, lumin Shkumbin etj. Fokusi i kësaj pakete është promovimi i historisë dhe kulturës së pasur të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në rajonet e Elbasanit dhe Pollogut
  3. Aventurë – Brezi i Gjelbër Republika e Maqedonisë së Veriut – Shqipëri”
    • Fokusi i këtij turneu është të tërheqë aventurierë që duan një ofertë turistike pak më emocionuese. Këtu përfshihen aktivitete të tilla si vizita e Matkës mekanu, ngjitje në Majen e Titos, si dhe një turë me biçikletë malore rreth Liqenit të Mavrovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në rajonin e Elbasanit, aktivitetet përfshijnë vizitë në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, astroturizëm me vëzhgimin e yjeve në malin Kalkan, duke fjetur në tenda dhe duke vizituar luginën Rrajcë Skënderbeu, e cila është e mbrojtur nga UNESCO.
  4. Ushqimi dhe pije (gastronomi) – Të ushqehemi në mënyrë tradicionale”,
    • Kjo paketë ka për qëllim njohjen e turistëve me delikateset e rajoneve të Elbasanit dhe Pologut, dhe një pjesë e aktiviteteve janë: vizita e Llixhave tëElbasanit, darkë tradicionale në Gjinar dhe darkë me muzikë tradicionale, shou Kuzhine në fshatin Jançe me delikatese lokale, vizitë Shtëpisë  Beut dhe Kullës së Sahatit në Gostivar, si dhe një punëtori të vogël për përgatitjen e pjatave tradicionale.

Dita e dytë e seminarit kishte për qëllim t’i konkretizojëtë gjitha paketat me persona dhe subjekte që do të kyçen në paketat turistike, me një listë të aktiviteteve specifike që mund të ishin pjesë e ofertave komerciale të këtyre paketave ndër-shtetërore, të cilat do të promovoheshin më tej në teknologjinë e specializuar dixhitale  platformës  anëtarëve të STEP – iTOP.

Projekti realizohet nga Fondacioni Metamorfozis me partnerët, Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe të Këshillit të Qarkut të Elbasanit dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian

 Informacione të mëtejshme mbi projektin mund të gjenden në Step.mk.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close