Kujdes ku dhuroni para: Krijuesit e “Bëhu human tani” kanë fituar 3 milionë denarë donacion, ndiqen për mashtrim

Sektori për Krim Kompjuterik i Ministrisë së Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Publike ka dorëzuar aktakuzë kundër M.Sh. (53) dhe A.Sh. (49) për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251 -6 të Kodit Penale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Domethënë, të denoncuarit me qëllim që të fitojnë pasuri joligjore kanë formuar Fondacionin “Dopir” dhe kanë krijuar ueb faqen https://bidihumansega.mk/  e cila në mënyrë aktive ka punuar në mbledhjen e mjeteve për ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe sëmundje të rralla.

Nga ana e Sektorit për Krim Kompjuterik është konfirmuar se ueb faqja është regjistruar personi M.Sh. i cili është edhe drejtor i fondacionit.

Gjatë hetimit të batuar, Sektori për Krim Kompjuteristik ka bërë një varg të kontrollimeve, mes tjerash edhe rreth asaj se personat, gjegjësisht shfrytëzuesit e ueb faqes për të cilët janë mbledhur donacione a evitojnë në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe është konstatuar se pjesa më e madhe e shfrytëzuesve nuk ekzistojnë, gjegjësisht janë krijuar profile të rrejshme përmes të cilëve kanë fituar donacione.

Më pas është konfirmuar se me 27.03.2019 përmes ueb faqes janë mbledhur 3.531.199 denarë.

Pas analizës së bërë të llogarive bankare është konstatuar se nga paratë e mbledhura kanë kryer punë për nevojat e veta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button