Sllovakia për herë të parë në histori mund të bëhet me presidente

Votuesit në Sllovaki sot zgjedhin kreun e ri të shtetit në raundin e dytë, ku ky vend evropian për herë të parë në histori mund të bëhet me presidente, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zuzana Caputova, aktivistja ekologjike e cila lufton kundër ndalesës së abortit në një vend konservator katolik dhe Maros Sefcovic, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, janë në garë për postin e presidentit.

Në raundin e parë për president të vendit garuan 13 kandidatë. Caputova mori më së shumti vota 40,6 për qind ndërsa Sefcovic mori 18,7 për qind.

Caputova tërheq votuesit e tronditur nga korrupsioni aktual në vend. Sefcovic është diplomat i karrierës të cilin e mbështet partia majtiste Smer-Partia Socialdemokratike, forca më e madhe politike në Sllovaki.

Që nga shpërbërja e Çekosllovakisë në vitin 1993, qytetarët sllovakë zgjedhin presidentin e pestë. Andrej Kiska, biznesmeni i njohur i cili më pas u bë filantrop nuk u kandidua për mandatin e dytë presidencial në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button