Linjë telefonike falas për shkeljen e të drejtës së votës

Në Zyrën e Avokatit të Popullit, qytetarët do të jenë në gjendje të raportojnë nga e hëna (1 prill) çdo shkelje të së drejtës për të votuar në linjën falas 080054321.

Mund të raportohen të gjitha parregullsitë gjatë periudhës parazgjedhore dhe në ditën e votimit, transmeton REL.

Linja telefonike do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 8 deri në orën 16 dhe paraqitja e qytetarëve do të trajtohet menjëherë, përmes përgjigjes së thirrjes së marrë ose mesazhit të regjistruar. Avokati i Popullit, me qëllim të mbrojtjes së të drejtës së qytetarëve për të votuar, do të marrë masa të menjëhershme për trajtim efektiv të qytetarëve, nga autoritetet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të obliguara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button