Zaev: Diskutimi për legalizimin e marihuanës është i hapur

Kryeministri Zoran Zaev beson se ideja e legalizimit të marihuanës për qëllime rekreative në qendrat turistike si një shembull nga jashtë do të ndikojë në rritjen e turizmit. Megjithatë, ai paralajmëron se për momentin shteti nuk është gati për këtë, megjithëse siç tha, diskutimi është i hapur, transmeton Nova Tv.

“ Unë mendoj se ende nuk jemi gati, por dua të ju tregoj se deri ku shkojnë trendet moderne, madje për qëllime argëtuese deri te pirja e marihuanës vetëm në vendet turistike. Disa besojnë se kërkesa për të do të rritet për pesë herë në vendet e turizmit”, tha Zaev gjatë një vizite në Ohër, duke shtuar se shteti ende nuk ka instaluar mekanizma kontrolli.

“Diskutimi është i hapur. Kjo është bërë në botë, kryesisht për shkak të turizmit”, shtoi Zaev.

TV21 disa ditë më parë, duke cituar burime nga qeveria, tha se çështja e legalizimit të marihuanës është konsideruar seriozisht dhe në fazën e parë të testimit do të testohej në vendet turistike si Ohri dhe Struga.

Por qeveria demantoi informacionin, duke e quajtur atë keqinformim, duke shpjeguar se marihuana është e legalizuar vetëm për qëllime mjekësore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button