Është vendosur ndalesë për lëvizje në pyje dhe toka pyjore

Për shkak të zjarreve të përhapura pyjore, në pajtim me Ligjin për pyjet prej sot vendoset ndalesë për lëvizjen në pyll dhe tokë pyjore prej orës 00 deri në orën 24. Ndalesa do të zgjasë deri në heqjen e saj, kumtoi sonte Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, njofton Alsat M.

Personat fizikë të cilët nuk do ta respektojnë ndalesën dhe që do të hasen si lëvizin nëpër pyll dhe tokë pyjore, do të ndëshkohen me para prej 1.500 deri në 2.000 euro.

Ndalesa nuk vlen për lëvizjen në park-pyllin Vodno, Gazi Babë si edhe për tura të organizuara të turistëve për shqyrtimin turistik të pyjeve me qëllim ekonomik, parqet kombëtare dhe rajonet e mbrojtura me qëllim të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët do të miratohen me leje prej subjekteve përkatëse të cilat ekonomizojnë/menaxhojnë me pyjet nën shoqërinë e përfaqësuesit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button