Volkswagen do të tërheqë nga tregu amerikan mbi 56 mijë automjete

Gjiganti automobilistik Volkswagen do të tërheqë mbi 56.000 automjete SUV në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga rreziku se mund të thyhet amortizatori i pasmë pa ndonjë paralajmërim dhe kështu të bëjë shoferët të humbin kontrollin mbi automjetin e tyre.

Tërheqja do të përfshijë modelet Golf në version Hatchback të prodhuara në periudhën 2015 -2019, Golf Sportwagen 2017-2019, Jetta në version Sedan 2019 dhe SUV-in Tiguan të prodhuar në vitet 2018 dhe 2019.

Administrata Kombëtare për Siguri në Autostrada e SHBA-së tha sot në një publikim se një amortizator i thyer mund të dëmtojë gomën e automjetit dhe të shkaktojë rrezik në trafik. Dokumentet e publikuar nuk përmendin aksidente konkrete.

Agjencia për Siguri, po ashtu, thotë se prodhuesi i amortizatorëve ka përdorur materiale të gabuara në fazën e prodhimit.

Zëvendësimi i pjesëve do të bëhet nga shitësit e automjeteve./atsh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button