Shtëpia e Bardhë lavdëroi bisedimet tregtare me Kinën

Shtëpia e Bardhë ka thënë se janë shënuar përparime sa i përket marrëveshjes tregtare me Kinën gjatë “diskutimeve konstruktive” të zhvilluara këtë javë në Pekin, transmeton REL.

“Të dyja palët po vazhdojnë të bëjnë përparim gjatë diskutimeve të sinqerta dhe konstruktive”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte konfirmuar se bisedimet me Kinën po shkojnë mirë, por nuk kishte dhënë më shumë detaje.

“Bisedimet me Kinën po shkojnë shumë mirë” kishte thënë presidenti Trump kur u pyet nga gazetarët lidhur me mundësinë e marrëveshjes tregtare me Kinën.

Lufta tregtare ndërmjet dy superfuqive ka tronditur tregjet globale dhe ka rritur frikën se mund të ngadalësojë ekonominë në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button