Deklarata e ambasadorit të Zvicrës për ujësjellësin: Mbështetje nga ambasadorë, ministra dhe publicistë

Deklarata e ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet të dhënë në Skenderaj gjatë promovimit të ujësjellësit, ku kritikoi politikanët duke thënë “se kjo nuk është normale, ne të financojmë ujësjellësin, e ju të paguani veteranët e rrejshëm”, ka marrë mbështetjen  e amabasadorëve dhe ministrave tjerë, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Kosovë, ministri Lekaj për ambasadorin e Zvicrës: Ia kisha çu letrën e largimit (VIDEO)

Ambasadori britanik, Ruari O’Conell mbështet ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar O’Connell.

Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter tha se ambasadori zviceran, Jean Humbert Lebet tha atë që shumica e njerëzve e mendojnë.

“Kolegu zviceran shprehu atë që shumë prej nesh mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza në të gjithë vendin që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me #Kosovën ka arritur për njerëzit! Por…”, shkruan Heldt.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre.

“Kontributi i Zvicrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtet ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson. Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicra”, tha Pacolli.

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, në një postim në Facebook është deklaruar kundër një ministri të Qeverisë së Kosovës i cili ka kërkuar largimin e ambasadorit të Zvicër nga vendin. “Shkas” për këtë kërkesë ka deklarata e ambasadorit zviceran Jean-Hubert Lebet se Zvicra paguan për ujësjellësit në Kosovë, pasi paratë e saj zhvaten e vidhen.

“Deklarimi i ambasadorit Jean Humbert Lebet përshkroi formulën e thjeshtë të realitetit të hidhur të këtij vendi: taksapaguesi zviceran duhet të paguajë ujësjellës në Kosovë ngase paratë e taksapaguesit kosovar zhvaten e vidhen. Në traditën e këtij vendi dhe populli , fjalëve të mikut nuk u jepet përgjigja duke ia treguar derën e daljes por duke e ftuar që të bisedohet shtruar në ballë të oxhakut”, tha Surroi.

LEXO: Kosovë, ambasadori: Nuk është normale ne ta financojmë ujësjellësin, e ju veteranët e rrejshëm (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button