Cipras: Biznesmenët grek mund të luajnë rol kyç në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka deklaruar se biznesmenët e Greqisë do të munden të luajnë rol kyç në rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, shkruan agjencia e lajmeve greke ANA-MPA, njofton Portalb.mk.

“Ekonomia greke ka potencial të luajë rol dominant në rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, paralelisht me frymën pozitive që e ka shkaktuar Marrëveshja e Prespës”, tha Cipras në takim me biznesmenët e pjesës veriore të Greqisë.

Ai i ka ftuar biznesmenët që t’i shfrytëzojnë mundësitë që u janë hapur pas nënshkrimit të Marrëveshjes dhe shtoi se Qeveria e Greqisë do t’i krijojë kushtet e nevojshme për atë.

Takimi është mbajtur me rastin e vizitës së Ciprasit në Shkup, i cili duhet që të arrijë më 2 prill bashkë me ministrat nga Qeveria e Greqisë dhe delegacioni i biznesit.

Në delegacionin e biznesit që do ta shoqërojë Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, do të përfshihen mbi 70 kompani të vogla dhe të mesme.

Delegacioni është përkrahur nga kompania greke për investime dhe tregti të jashtme “Enterprice Greece”, ndërsa kompanitë e sektorit energjetik, ndërtimtaria, prodhimet industriale, ushqimi, pijet dhe teknologjia e lartë, sipas informatave të ANA-MPA, tashmë kanë shprehur interesim për pjesëmarrje dhe kanë vlerësuar se ekziston hapësirë për investime në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button