Shqipëri, ministri Cakaj shkarkoi edhe dy diplomatë të karrierës

Vala e shkarkimeve të Gent Cakaj ka përfshirë dhe Ambasadën e Shqipërisë në Athinë.

RTV Ora mëson se ministri i Jashtëm në detyrë ka shkarkuar dy diplomatët e karrierës, Florian Nova dhe Enkelejda Riza, përcjell Koha.net.

Selisë së Shqiprisë në Athinë i ka mbetur vetëm ambasadorja, e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave.

Diplomatët janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.

Pak orë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi shkarkimin e këshilltares në Ambasadën shqiptare në Londër, Pranvera Skana.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Ministri deklaroi se gjatë këtyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion, kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button