Ansambli Shqiptar në RMV mbetet pa drejtor, dha dorëheqje Fatos Lumani

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Fejsbuk”, Fatos Lumani ka njoftuar dorëheqjen nga posti i drejtorit të Ansamblit Shtetëror Shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Shkarkimi vjen si pasojë e nisjes së procedurës për shkarkim të tij nga Ministria e Kulturës, e cila procedurë sipas Lumanit ka ardhur pas një iniciative që ka arritur në këtë dikaster.

Duke njoftuar dorëheqjen, Lumani ka dorëzuar edhe raportin e punës njëvjeçare të tij, të cilin më poshtë ua sjellim në mënyrë të integruar.

“Të nderuar dashamirë të Artit dhe Kulturës!
-Duke marrë shkas nga një iniciativë të mbërrimë në Ministrinë e Kulturës nga subjekti politik të cilit i takon posti i Ansamblit Shtetëror Shqiptar, Ministria e Kulturës së RMV-së, ka marrë iniciativë për shkarkimin tim nga posti i drejtorit të Ansamblit Shtetëror Shqiptar.
-Duke dashur të shkurtoj procedurat e shkarkimit tim, jap dorëheqje nga ky post.
Në tekstin e mëposhtëm me vija të shkurtra përmbledh disa nga punët të cilat janë realizuar në mandatin tim njëvjeçar:
Raport mbi aktivitetet e deritanishme të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë- Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 24 paragrafit 1 të Ligjit për Kulturë, ka miratuar Vendimin nr.44-2705/1 nga 06.03.2018, për themelimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe ky institucion do të merret dhe do të afirmojë vlerat e folklorit shqiptar, traditën dhe kulturën, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, si edhe do të nxisë rininë që të kultivojë dhe të praktikojë folklorin.

• Vendimi për themelimin e Ansamblit me nr.44-2705/1 të datës 06.03.2018;
• Shkresën nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 08-2780/1 të datës 12.03.2018.

Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve shtetërore, ka miratuar Vendimin nr.43-5230/1 nga 27.04.2018, me të cilën ka emëruar kryetarin dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Ansamblit.
• Vendim për emërim të anëtarëve të Bordit Drejtues, nr.43-5230/1 ,27.04.2018;

Gjithashtu, Ministria e Kulturës ka emëruar si ushtrues detyre Fatos Lumanin, me mandat deri në konstituimin e institucionit nacional.
• Vendim për emërim të Drejtorit të institucionit nacional Fatos Lumani, 43-4474/1, 18.04.2018;

Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 55 pika 1 të ligjit për organizim dhe punë të organeve shtetërore, ka miratuar Vendimin nr.43-5885/1 të datës 07.05.2018 për emërimin e anëtarit të Bordit Drejtues si përfaqësues i komunës.

• Vendim për emërim të Mustafa Imerit si anëtar i Bordit Drejtues si përfaqësues i komunës, 43-5885/1 të datës 07.05.2018.

Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, si një organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës – në kategorinë e institucionit nacional, duke ndjekur procedurën ligjore, ka përgatitur tekstin e konsoliduar të Statutit me shkresë përcjellëse në datë 11.05.2018 është dërguar në Ministrinë e kulturës për të marrë Vendimin për dhënie të pëlqimit.
• Statuti i Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, 11.06.2018.
• Shkresë përcjellëse nga Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup drejtuar Ministrisë, data 11.05.2018;

Vendimi për dhënie të pëlqimit për Statutin e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, është marrë në datën 18.06.2018 me nr.52-6578/4.
• Vendimi për dhënie të pëlqimit për Statutin e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, me nr.52-6578/4, 18.06.2018;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 08-2780/1 të datës 18.06.2018;

Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe për të finalizuar procedurën e regjistrimit pranë Regjistrit Qendror të R.M, ka hasur në nevojën për paraqitjen e adresës së selisë, përkatësisht hapësirë afariste, e cila do të jetë edhe selia zyrtare e institucionit, ku do të realizojë veprimtarinë dhe të gjithë aktivitetet përkatëse të parashikuara me Statutin e institucionit.
Për shkak se Ansambli ka përjetuar probleme në procedurën e regjistrimit në Regjistrin Qendror dhe adresa e paraqitur “rr.Xhon Kenedi nr. bb Shkup” nuk është pranuar nga sistemi i Regjistrit Qendror, me arsyetim se nuk është në përputhje me Ligjin për përcaktimin e emrave të rrugëve, busteve dhe tjera.
Për këtë qëllim jemi drejtuar dhe kemi parashtruar kërkesë pranë Komunës së Çairit, që të na mundësojë një zyrë ose hapësirë në kuadër të objektit të Komunës, ku formalisht do të jetë e vendosur selia e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe.
• Kërkesë drejtuar Komunës së Çairit , 28.06.2018;
Përgjigje e kërkesës me nr.26-1421/2 të 28.06.2018 përfshin një pjesë ku thuhet se Komuna merr përsipër që të nënshkruaj një parakontratë, ku do t’i përcaktojë hollësisht kushtet e palëve nënshkruese, deri në momentin që do të nënshkruhet Kontrata kryesore për shfrytëzimin e hapësirës afariste.
• Përgjigje kërkesës nr.26-142/2 04.07.2018;
Deri në ditën e sotme, Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe nuk ka nënshkruar Parakontratë, e as Kontratë lidhur me shkresën në fjalë.
Përmes korrespodencës telefonike nga Komuna kemi qenë të informuar që kemi të drejtë të shfrytëzojmë adresën aktuale të komunës, respektivisht “rr.Bulevar Hristijan Todorovski Karposh Çair nr.5” dhe në ndërkohë do të nënshkruhej parakontrata, kurse pas regjistrimit formal edhe kontrata për shfrytëzim të hapësirave afariste.

Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me këmbëngulje ka vazhduar t’i ndërmarrë hapat e radhës dhe ka bërë të pamundurën për të arritur qëllimin final. Andaj ka përgatitur dokumentacionin e kërkuar dhe me korrespodencë zyrtare është ngritur procedura për ndryshim të Vendimit për themelim dhe kërkesë për dhënie të pëlqimit për ndryshim të Statutit.
• Shkresa për ndryshim të statutit me dokumentet përcjellëse me datë pranimi nga Ministria e Kulturës më 05.07.2018;
Pritja në heshtje, për procedurën e ndërmarrë është përfunduar në muajin Shtator, ku dhe Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me korrespodencë oficiale është informuar për epilogun e kërkesës tonë.

• Vendimi për ndryshimin e Vendimit për themelim të ansamblit , 29.08.2018 nr.44-7228/1;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 52-1207/1 të datës 06.09.2018;
• Vendim për dhënie të pëlqimit për Vendimin për ndryshim të Statutit nr.52-10249/1 të datës 06.09.2018;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit për pëlqim të Statutit nr.10249/2 06.09.2018;
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, pas kompletimit të dokumentacionit ka parashtruar kërkesë për regjistrim pranë Regjistrit Qendror në 07.09.2018 dhe është miratuar ne datën 24.09.2018.
• Ekstrakt nga Regjistri Qendror;

Në fillim të punës së Ansamblit Drejtori refuzoi kategorikisht objektin e Partizanit, duke e cilësuar që nuk ka kushte dhe në të njëjtën kohë si hapësirë jo e denjë për një institucion reprezent të tillë. Duke mos pasur asnjë zgjidhje tjetër atë se ku në realitet do te jenë të vendosura hapësirat afariste të Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, Drejtori me shkresë ka kërkuar nga Ministria e mbrojtjes që të vendosen në Shtëpinë e Armatës.

• Shkresë drejtuar Ministrisë për mbrojtje nr.09-5754/1, 25.09.2018;

Lidhur me këtë shkresë Ministria e Mbrojtjes, me korrespodencë zyrtare ka informuar Ansamblin se nuk kanë hapësira të lira, të cilat mund t’i shfrytëzojë ansambli.
Ministria e Kulturës, duke vepruar në bazë të Vendimit për themelim të Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, dhe duke ndjekur procedurat për emërim të Drejtorit të institucionit, Ministria ka hapur Konkurs për emërim, por i njëjti është përfunduar pa epilog me shpjegim se nuk ka kandidat që i plotëson kushtet (edhe pse të gjitha kushtet u plotësuan nga ana e Drejtorit F.Lumani për mandat 4 vjeçar).
Përsëri Ministria e Kulturës me Vendim ka emëruar përsëri Fatos Lumanin si ushtrues detyre në afat prej 6 muaj duke filluar nga data 27.09.2018.
• Vendim për emërim të Fatos Lumanit si ushtrues detyre Drejtor i Ansamblit nr.3-11121/1 te datës 27.09.2018.

Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe edhe një herë me shkresë zyrtare është drejtuar tek Komuna e Çairit për të kërkuar hapësira afariste dhe për nënshkrim të Kontratës së paralajmëruar nga vetë Komuna.
Shkresa drejtuar komunës së Çairit të datës 09.10.2018.
Drejtori i Ansamblit, ne bazë të Statutit ka përgatitur Aktin për sistematizim dhe përshkrim te vendeve të punës dhe të njëjtën e ka dorëzuar tek Bordi Drejtues për miratim.
Për punën në fjalë është kërkuar nga Ministria e Informatikës miratim, i cili është marrë në datën 20.11.2018.(pëlqim i Ministrisë për Informatikë si dhe mendimi pozitiv për planin e punësimeve).
Drejtori I Ansamblit ka përpiluar Propozim planin për punësim për vitin 2019 dhe të njëjtën e ka dorëzuar në ministritë përkatëse për të hyrë në procedurë.
Pasi u kryen te gjitha procedurat, morëm pëlqim nga Ministria e Financave vetëm shumë më pak se gjysma e punësimeve të kërkuara dhe të miratuara me konkluzë Qeverie. Për të qenë situata dhe më absurde, pëlqimi për punësimin Ministria e Financave e lëshojnë ditën e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale (qëllimshëm apo jo) që Ansambli mos të ketë kohë që të shpallë konkurs pranimi të anëtarëve të rinj.

Drejtori i institucionit për shkak se akoma nuk ka punëtor me marrëdhënie të rregullt pune, është drejtuar në Ministrinë e Kulturës për të marrë miratim për angazhim të 10 personave me kontratë në vepër.
Miratimi është marrë në datën 09.01.2019.

Drejtori i Ansamblit me shkresë zyrtare eshte drejtuar deri tek Ministria e Kulturës dhe Qeveria (përsëri) e RM-së, me kërkesë për te shfrytëzuar objektin e Armatës se RM ose objektin e Filarmonisë te RM.
Bashkangjitur:
Kërkesë drejtuar Ministrisë së Kulturës 14.01.2019
Kërkesë drejtuar Qeverisë më datë 14.01.2019.
Për këto shkresa fillimisht u morr përgjigje negative dhe pas një insistimi të madh (për të tretën herë), u lejuan hapësira në objektin e RTV-m dhe Salla e Shtëpisë së Armatës në Shkup, e cila do të përdoret për prova dhe për koncerte nga ana e Ansamblit. Kjo ishte dhe fitore e madhe për institucionin tonë, pasi që institucioni jonë do ketë më ne fund në shfrytëzim sallë për prova dhe koncerte.

BUXHETI I MIRATUAR NGA MINISTRIA E KULTURËS
Ansambli shtetëror I Këngëve dhe valleve shqipe në RM Shkup, edhe pse prej dites së regjistrimit ka pasur në dispozicion vetëm 4 muaj, ka përgatitur Planin vjetor për punë për 2018 dhe të njëjtën e ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës për miratim.
Bashkangjitur: Program e punësimeve dhe Plani financiar për 2018, me shkresë përcjellëse me datë pranimi në Ministrinë e Kulturës 6.10.2018.
Ministria e Kulturës ka miratuar buxhetin në vlerë prej 13.195.000 denarë, është lidhur kontrata për financim te Institucionit nga Ministria, me vlerën e lartpërmendur në datën 23.11.2018.
Bashkangjitur: Kontrata nr. 17-11727/15 te 23.11.2018.

PROKURIME PUBLIKE TE REALIZUARA (Tenderimet)
Bazuar në Kontratën dhe në kuadër të Ligjit për kulturë, Ansambli ka hapur procedurë për prokurime publike dhe atë si në vijim:
1. Për pajisje me dy lloje të veshjeve tradicionale. Ky projekt është i realizuar në tërësi.
2. Për pajisje me mjete për zërim, mikseta, mikrofon e tjera. Projekti i realizuar në tërësi.
3. Për pajisje me 8 kompjuterë, 2 laptop, tabletë dhe një fotoaparat. Projekt I realizuar ne tërësi.
4. Për pajisje me instrumente. Ky projekt nuk është i realizuar, për shkak se nuk ka pasur asnjë ofertë, pasi vlera e instrumenteve në tërësi ka qenë më e lartë se vlera e ofruar.

PROJEKTE TE REALIZURA
1. Ansambli ka realizuar me sukses projektin për Gala koncertin e 28 Nëntorit. Për këtë projekt kanë qenë të angazhuar Solistë, Orkestra së bashku me Shkëlzen Dolin, valltarë, janë punuar 2 koreografi, dhe është përgatitur material propagandues.

2. Ansambli ka parashtruar kërkesë për punësim me kontratë në vepër të 7 personave. Për kete qëllim kanë qenë të angazhuar 7 persona me kontratë në vepër .
3. Me Planin për punë për 2019 janë të parashikuara një numër I madh I projekteve, ndër të cilat: organizim i koncerteve në Maqedoni dhe jashtë shtetit, kompletimi I një studioje të sofistikuar, pajisje me instrumente, veshje, investime të shumëllojta për mbarëvajtjen e punës në institucion.
Sa I përket Planit vjetor për 2018, mund te vlerësohet se është realizuar në tërësi, duke marrë parasysh se kemi pasur në dispozicion vetëm tremujorin e fundit të vitit 2018.

AKTIVITETE TË REALIZUARA PËR TREMUJORIN E PARË TË VITIT 2019
1. Nga Ministria e financave është marrë përgjigje pozitive për punësimin e 37 personave për të cilat janë siguruar mjete financiare.
Bashkangjitur : Shkresa e ministrisë për Kulturë 18-1138/4 data 07.02.2019;
2. Është dorëzuar Programi vjetor për punë të Ansamblit për vitin 2019; për Programin vjetor akoma nuk ka vendim final për nënshkrim të kontratës;
3. Ansambli është drejtuar edhe në Qeveri për sigurimin e objektit në Shtëpinë e Armatës, ku do të jetë i vendosur Ansambli dhe për këtë qëllim herën e parë është marrë përgjigje negative nga Ministria e mbrojtjes dhe me vonë, Qeveria në mbledhjen e 125 ka marrë vendim që Ansambli të shfrytëzojë një pjesë të objektit të Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, kurse Ministria e mbrojtjes të mundësojë që Ansambli ushtrimet të mund t’i realizojë në Shtëpinë e Armatës.
4. Ansambli shtetëror ka bërë disa ankesa në lidhje me Konkursin vjetor për fikasim te projekteve, ku për një pjesë të projekteve jemi tërhjekur.
5. Ansambli shtetëror ka bërë disa ankesa për Programin vjetor të investimeve, për të cilat akoma nuk ka asnjë përgjigje
6. Gjithashtu, në afat te parashikuar deri në 15.03.2019 . Ansambli ka organizuar mbledhjen e Bordit drejtues, ku janë miratuar vendimet për ndryshim të Statutit për ndryshimin e emrit te Institucionit dhe janë miratuar Llogaria vjetore, Raporti financiar dhe Raporti i punës për vitin 2018. Ndryshimi i Statutit është realizuar edhe në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht obstruksioneve dhe neglizhencën e institucioneve(dhe individëve) të caktuara ne arritëm që Ansamblin ta sjellim deri këtu: NË PRAG TË PRANIMIT TË KUADRIT PROFESIONAL.
Një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të krijuar një institucion të mirëfilltë kulturor nga hiçi.
Punët e mira behën me miq. Në këtë rrugëtim pata rastin të bindem se në mesin tanë ka njerëz të mirë dhe të ndershëm të cilët me të gjithë energjitë e tyre pa kurrfarë interesi më ndihmuan në konstituimin e këtij institucioni.
Falënderoj përzemërsisht Bordin Drejtues, Ansamblet dhe Shoqërite Kulturore-Artistike shqiptare, Afrim Farizin, Avokaten Semra Lamçe Hoxha, Tair Hanin i cili mundësoi marrjen e sallës së Shtëpisë së Armatës për nevojat e Ansamblit, Nora Aliti, Gazmend Sejfulin, Qefali Havziun, profesorin Artan Ibërshimi si dhe mikun tim dhe dashamirin e artit dhe kulturës Shqiptare z.Bejtulla Ademi.
Me respekt Prof.Dr.Fatos Lumani”, thuhet në njoftimin e Lumanit.

Përndryshe, Ansambli është themeluar në marsin e vitit të kaluar, 2018-të, ndërkaq emërimi i Lumanit u realizua në muajin prill.

LEXO: Dita e Flamurit – Ansambli Shqiptar i Maqedonisë do të nis rrugëtimin artistik (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button