Ambasadori francez Timonie u takua me Ahmetin dhe Thaçin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka realizuar takim pune me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.

“Ahmeti foli për zhvillimet e fundit në vend, reformat në gjyqësor, sundimin e së drejtës, zgjedhjet presidenciale, por edhe ato parlamentare evropiane, si dhe gjendjen në rajon. Ahmeti theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave në drejtim të sundimit të së drejtës dhe plotësimin e standardeve evropiane duke shtuar pritjen e tij për arritjen e konsensusit me opozitën rreth projekteve reformuese. BDI është tërësisht e përkushtuar për të mbështetur dhe zbatuar reformat me shpresën që në qershor këto përpjekje tona do të vlerësohen nga Brukseli. Ambasadori i Francës zbardhi pikëpamjet franceze mbi zhvillimet në vend, rajon dhe në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi mbështetjen e Parisit për vendin tonë. Ahmeti dhe Ambasadori Timonie gjithashtu diskutuan edhe për dialogun Prishtinë -Beograd. Bashkëbiseduesit njëkohësisht diskutuan edhe rreth procesit të ndërtimit të BDIsë për dy dekadat e ardhshme”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë e priti në takim Timonien.

“Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, për zgjedhjet presidenciale, si dhe për ecurinë e reformave që vendi duhet ti përmbush drejt procesit integrues në BE. Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për procesin e reformave të mirëfillta sistemore që vendi sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button