Sela: Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë proceset e montuara politike – gjyqësore

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela sot ka takuar shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Klemens Koja.

Sipas njoftimit të partisë, Sela ka  paraqitur shqetësimet e tija dhe të ASH-së, për siç shkruhet në kumtesë, mos-funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë duke apostrofuar disa ngjarje që nuk janë në favor të pritshmërisë të qytetarëve të Maqedonisë Veriut, për të instaluar një shtet ligjor në të gjitha segmentet e jetës politike në RMV.

“Ziadin Sela e ka informuar Shefin e Misionit të OSBE-së z. Klemens Koja edhe për mospërfshirjen e opozitës shqiptare në nivel liderësh në përgatitjen e propozim ligjit për Prokurorinë Publike Speciale, me ç’rast nuk është respektuar konsensusi ndërpartiak pozitë-opozitë, në mënyrë gjithëpërfshirëse. Sela ka shprehur edhe shqetësimet e tij se në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë proceset e montuara politike – gjyqësore duke nënvizuar dënimin me burg të Abdyfeta Alimit me 7 vite burg, duke e vlerësuar atë si një dënim politik.” kumtojnë nga ASH-ja.

LEXO: Dënimi me 7 vjet burg për Abdulfeta Alimin, reaguan vëllai i tij dhe Aleanca për Shqiptarët (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button