Simona Zafirovska u dënua me burg të përjetshëm në Australi për vrasjen e nënës së saj

22-vjeçara maqedonase, Simona Zafirovska është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e nënës së saj Radica Zafirovska (56). Ajo e ka vrarë atë duke e goditur në kokë deri sa ka qenë duke fjetur në shtëpinë e tyre në Brizbejn të Australisë. Vrasja ka ndodhur në vitin 2016, ku për herë të parë, Simona ka arritur ta gënjejë policinë duke thënë se vjedhësit i kanë sulmuar natën. Por, vetëm pas disa ditësh është arrestuar me akuzën për vrasje, shkruan Ako.mk,  transmeton Portalb.mk.

Fqinjët i thonë fjalët më të mira për Radicën, e përshkruajnë si nënë dhe si person të mirë. Por, Simona e vrau atë më 28 tetor 2016, deri sa ajo ka qenë duke fjetur.

Gjykata në Brizbejn ishte e rreptë ndaj Simona Zafirovskës duke e shpallur atë si vrasëse mizore. E kanë pyetur se si ka mundur të flejë pas vrasjes, duke e ditur se i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse nënës së saj duke fjetur.

“Ajo ishte e tmerrshme, tmerrshëm e lënduar”, tha gjykatësja.

Simona Zafirova është e dënuar me burg të përjetshëm, pa të drejt për ta falur deri në vitin 2035.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button