Personazhet e famshme që e kanë pranuar tradhëtinë publikisht

Kevin Hart tradhtoi të shoqen Eniko Parrish, ndërsa ajo priste fëmijën e tyre. Këtë fakt fillimisht Kevin e pohoi në Instagram dhe më pas gjatë një interviste në emisionin radiofonik “Klubi i mëngjesit”, ku u shpreh që shpresonte se e shoqja t’a falte dhe ta mirëkuptonte veprimin e tij, duke lënë të kuptonte se ky ishte gabimi më i madh i jetës së tij, shkruan Bordo.al. 

Ryan Philipe pati një aventurë në setin e xhirimit me kolegen e tij, aktoren Abbie Cornish në filmin “Stop Loss”.  Në atë kohë aktori ishte i martuar me aktoren Reese Witherspoon, me të cilën ka dhe dy fëmijë. Gjatë një interviste për prestigjozen W Magazine, aktori u shpreh se divorcet në disa raste nuk vijnë nga njerëz të jashtëm, por vjen një pikë që martesa mbaron.

Kris Jenner e ka pohuar publiksht që e ka tradhëtuar Robert Kardashian, ndërkohë që ishin të martuar. Ajo ka treguar se gjatë kohës kur xhironte serialin “Keeping Up with Kardashians” ka patur një marrëdhënie, që e ka bërë të ndjehet tërheqëse, siç është shprehur ajo vetë. “Ai më puthi, por dhe unë i a ktheva atë”.

Aventura e aktores Kristen Stewart në fakt u bë publike nga një shërbim fotografik. Aktoria u fotografua teksa puthej me regjizorin Rupert Sanders. “Ishte një moment pakujdesie, i cili vuri në rrezik, gjënë më të rëndësishme që kisha në jetë, njeriun që dua dhe që respektoj më shumë, Robin”, u shpreh aktorja në atë kohë.

 

Jay – Z dhe Beyonce e treguan jetën e tyre personale në një këngë. Në Hitin “4:44”, Jay –Z pohoi se ai nuk i kishte qëndruar besnik Beyonce-s. Të gjitha retroskenat e marrëdhënies së tyre, këngëtari i  bëri publike gjatë një interviste të gjatë me Van Jones.

Jude Law e tradhëtoi të fejuarën me dadon e fëmijëve. Megjithëse ai i kërkoi falje publike Sienna Millerit, me të cilën ishte fejuar, lidhja e tyre pësoi të thyer që u ngjit dot më.

Lamar Odon ndjehet shumë keq që tradhëtoi Khloe Kardashian.

Hugh Grant ende ndjehet në faj për tradhëtinë ndaj të fejuarës së tij Elizabeth Hurley në 2000 me një prostitutë.

LeAnn Rimes dhe Eddie Cibrian kanë tradhëtuar të dashurit respektivë. Në 2009, si LeAnn ashtu dhe Cibrian ishin të martuar me njerëz të tjerë. Të dy kanë pohuar që gjatë kësaj periudhe kanë patur një aventurë së bashku.

Edhe Ethan Hawke, ashtu si Jude Law kanë tradhëtuar partneret e tyre me dadot e fëmijëve. Ethan Hawke, këtë fakt e ka pohuar vetëm pas divorcit me aktoren Uma Thurman, duke u shprehur se marrëdhënia me dadon kishte filluar, që kur ata ishin ende të martuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button