“Fejsbuk” ka fshirë qindra profile nga Maqedonia për shkak “sjelljes joautentike”

Rrjeti social “Facebook” deklaroi se janë fshirë gjithsej 212 faqe, grupe dhe profile nga Maqedonia dhe Kosova për shkak përzierjes në “sjelljen joautentike të koordinuar”, transmeton Portalb.mk.

Një pjesë të këtyre faqeve i kanë ndjekur rreth 685 mijë profile të shfrytëzimit, ndërsa faqet kanë harxhuar gjithsej 5.800 dollarë të reklamave të paguara me dollarë amerikanë, euro tij. Reklama e parë është paguar në tetor të vitit 2013, ndërsa e fundit ka ndodhur në mars të viti 2019.

“Personat pas këtyre profileve kanë punuar me profile të rrejshme me të cilët kanë qenë administratorë të faqeve të cilat kanë shpërndarë përmbajtje të përgjithshme, që  nuk kanë qenë specifike për vendin, si psh. për astrologji, persona të famshëm dhe këshilla për bukuri. Ata gjithashtu kanë udhëhequr numër të vogël  të faqeve me të cilat rrejshëm janë përfaqësuar përfaqësim të bashkësive politike në Australi. Edhe pse janë përpjekur të tregojnë rrejshëm, kemi zbuluar se këto faqe, grupe dhe profile lidhen me rrjetin e personave që punojnë në Maqedoni dhe Kosovë”, njoftuan nga Facebook.

Hetimi në Facebook është nxitur nga denoncimet, si dhe nga mediat e Australisë. Nga Facebook thonë se i kanë shpërndarë informatat e autoriteteve kompetente.

Nga “Facebook” njoftuan se përveç në Maqedoni dhe Kosovë, kanë hequr edhe profile nga Rusia dhe Irani për shkak veprimit të njëjtë.

Nga operacioni i plotë i “Facebook”-ut dhe “Instagram”-it janë mënjanuar gjithsej 2.632 faqe, grupe dhe profile.

Nga kompania thonë se edhe pse nuk kanë zbuluar lidhje mes aktiviteteve të ngjashme, megjithatë këto profile kanë shfrytëzuar taktika të ngjashme të krijimit të rrjeteve për mashtrimin e shfrytëzuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button