LSDM premtoi, por nuk formoi Avokat të Popullit për kredi

LSDM nuk realizoi premtimin për krijimin e institucionit për kredi, që do të ju lehtësonte qasjen kompanive të vogla dhe të mesme për kredi dhe do të nxiste investimin e kompanive vendore, transmeton Vërtetëmatësi.

Këtë premtim LSDM e lajmëroi që në vitin 2014 si politikë aktive për nxitjen e investimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila duhej të ju kundërvihej masave të Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE për nxitjen e investimeve të huaja, në të cilat kompanitë vendore nuk u planifikuan.

Dragan Tevdovski si kryetar i atëhershëm i Komisionit për ekonomi pranë LSDM-së, në konferencë për shtyp paralajmëroi tre masa:

Formimi i “Biznes fondit maqedonas” i cili do të ketë për qëllim të mbështet investimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, “Avokati për kredit”, i cili duhet të miratojë dialogun në mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që do të duan të investojnë në biznes me kompaninë e huaj nga zona, do të mund të konkurrojnë për hua te Biznes Fondi maqedonas me vlerë deri 100 mijë euro (Fokus, 2014). 

LSDM në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 pretimin e vendosi në “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 242), ndërsa Qeveria e përfshiu edhe në Programin për punë 2017-2020, në pjesën “klima e biznesit dhe konkurrenca” (faqe 6). 

Në periudhën parazgjedhore në fushatën për zgjedhjet të parakohshme parlamentare në Komisionin për çështje ekonomike në LSDM, Tevdorovski avokatin për kredit e theksoi si pjesë e programit për përforcim dhe zhvillim të bizneseve të vogla.

Në të gjithë komunat e mëdha shteti do të sigurojë hapësirë biznesore për më tepër ndërmarrjeve të sapokrijuara pa pagesë, po ashtu shteti do të paguaj shpenzime të përbashkëta për mirëmbajtjen, për arkivimin dhe për kontabilitet. Qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të hapin kompani, këtë do ta bëjnë me kapital fillestar me vetëm 1 euro dhe këto kompani do të jenë të dukshme. Që të mund të mbrohen të drejtat e bizneseve të vogla, në veçanti para institucioneve financiare do të ketë avokat për kredi duke marr shembull vendet në BE, deklaroi atëherë Tevdorovski. 

Megjithatë, edhe pas dy viteve që nga zgjedhja e Qeverisë, nuk është formuar një institucion ti tillë, as edhe një trup i posaçëm, aq më pak, si pjesë e institucionit të Avokatit të popullit,  që mund të shihet edhe  nga Avokati i Popullit.

Nuk ka informacione shtesë nëse është në plan që të formohet avokati për kredi përmes ndryshimeve të ndonjë ligji ose me vendim të veçantë të Qeverisë.

Sipas kësaj, mund të arrihet në përfundim se premtimi i LSDM-së se do të formojë avokat për kredit i cili duhet të përmirësojë dialogun mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe institucioneve kreditore, nuk është realizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button